LAJMI I FUNDIT:

Polica apel vizitorëve – mos dilni rrugëve të Amsterdamit në mbrëmje (Foto)

Polica apel vizitorëve – mos dilni rrugëve të Amsterdamit në mbrëmje (Foto)

Grupe të shumta po bredhin rrugëve të Amsterdamit duke vjedhur, sulmuar, bërtitur dhe urinuar – me mbi njëmijë raste të lajmëruara në ditë.

Vizitorëve që ndodhen në kryeqytetin e Holandës, iu është kërkuar që të mos dalin në mbrëmje, pasi që gjithçka është kthyer në “xhungël pa ligj”, transmeton Telegrafi.


Qyteti po bëhet shumë i rrezikshëm gjatë natës, pasi po mbushet nga grupe të shumta, që po kryejnë gjeste të shfrenuara si sulmet, britmat, përleshjet, garat me vetura dhe po urinojnë nëpër rrugë.

Meqenëse policia ka ngritur dorë dhe po e konsideron situatë si të dalë prej kontrolli, po paralajmëron për rreziqet potenciale që mund të ndodhin.

Grupet që janë të përbërë nga banorë vendas dhe të huaj, në të shumtën e rasteve edhe po vjedhin, duke i dëmtuar rëndë vizitorët.

“Ka raste që janë vet vizitorë, që vijën për të festuar natën e fundit të beqarisë. Sjelljet e tyre janë të egra, nuk po kemi çfarë t’ju bëjmë” ka thënë Arre Zuurmond, që është kryesues i Ombudsmanit për kryeqytet. /Telegrafi/