LAJMI I FUNDIT:

Polakja Iga Swiatek fiton finalen e “Roland Garros” për femra

Polakja Iga Swiatek fiton finalen e “Roland Garros” për femra

Tenistja polake Iga Swiatek (nr.1 WTA) fitoi Roland Garros pasi ishte shumë më e mirë se amerikania Cori Coco Gauff (nr.23 WTA) në finalen e sotme.

Ndeshja zgjati pak më shumë se një orë dhe 21-vjeçarja Swiatek festoi me rezultatin 2:0 në sete (6:1, 6:3).


Kështu Swiatek fitoi Roland Garrosin e saj të dytë pas atij të vitit 2020.

Polakja luajti furishëm deri në fund të ndeshjes dhe kështu fitoi në mënyrë dominuese titullin e më të mirës në Roland Garros.

Setin e parë e fitoi me lehtësi, ndërsa edhe në të dytin ishte më e mirë për të marr në fund fitoren.

Ajo pas ndeshjes u përgëzua edhe nga futbollisti Robert Lewandowski që kishte ardhur ta përkrahte në Paris. /Telegrafi/