LAJMI I FUNDIT:

Pokemon GO Fest vjen me ngjarje të shumta

Pokemon GO Fest vjen me ngjarje të shumta

Kompania Niantic më në fund ka shpallur Pokemon GO Fest për vitin 2022.

Pokemon GO është një ngjarje e cila mbahet çdo vit që nga viti 2017, ku lojtarët mblidhen për të kapur Pokemon në lojën Pokemon GO përmes telefonit celular.


Tifozët e Pokemonit kanë spekuluar nëse ngjarja e Pokemon GO Fest 2022 do të ndodhte pasi organizimi i tubimeve në jetën reale u bë pothuajse i pamundur, për shkak të COVID-19.

Për fat të mirë, Niantic ka dhënë një përgjigje duke i bërë lojtarët të shënojnë kalendarët e tyre për qershor dhe gusht të këtij viti.

Pokemon GO Fest i këtij viti do të jetë një ngjarje globale dyditore të shtunën, 4 qershor 2022 dhe të dielën, 5 qershor 2022, me një ngjarje finale bonus të shtunën, 27 gusht 2022, në lojën për telefona celular Pokemon GO.

Por, kjo nuk është e gjitha këtë verë do të prezantohen gjithashtu ngjarje të Pokemon GO Fest në vendet e mëposhtme:

E premte, 1 korrik 2022, deri të dielën, 3 korrik 2022: Berlin, Gjermani

E premte, 22 korrik, deri të dielën, 24 korrik 2022: Seattle, WA, SHBA

E premte, 5 gusht 2022, deri të dielën, 7 gusht 2022: Sapporo, Japoni

Pokemon GO Fest i fundit u zhvillua në vitin e 2021 dhe raportohet se ishte një arritje e madhe, ku lojtarët kapën mbi 1.5 miliardë Pokemon, vizituan PokeStops rreth 900 milionë herë dhe përfunduan pothuajse 25 milionë bastisje në lojë. /Telegrafi/