Pogba viziton Mekën për Ramazan: Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë


Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka bërë një vizitë në Mekë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Futbollisti 26-vjeçar bëri një pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të religjionit islam në Arabinë Saudite pas përfundimit të sezonit të futbollit.
Kjo nuk është vizita e parë e francezit, pasi këtë udhëtim e ka bërë edhe në dy sezonet e fundit.

Ai publikoi disa fotografi në llogarinë personale në Instagram gjersa e ka shoqëruar me mesazhin, "Mos i harroni kurrë gjërat e rëndësishme në jetë".
Ndryshe, francezi po përballet me një të ardhme të pasigurt në klub dhe me Real Madridin që po e monitoron situatën. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/05/2019














































