Punëtoria ”Avokimi për Ndryshim”, mëson adoleshentët dhe të rinjtë e grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe drejtat e komuniteteve të tyre.

Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar aftësitë e adoleshentëve dhe rinisë, duke ua zhvilluar njohuritë për të drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; dhe duke kultivuar aftësi për menaxhim të kampanjave dhe taktikave të avokimit.

Edicioni i radhës i PODIUM-it do të mobilizoj vullnetarë të rinj për të iu bashkuar UNICEF-it në Kosovë, në avokimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Së bashku, ata do të punojnë drejt përmbushjes së nevojave bazike të fëmijëve dhe zgjerimit të mundësive për arritjen e potencialit të plotë të tyre.

Pse të angazhoheni në PODIUM– Our Volunteers Initiative:

Merrni mbështetje dhe zhvilloni aftësitë e avokimit për zgjidhjen e sfidave të komunitetit tuaj,

Krijoni raporte të mira me vendim-marrësit e komunës suaj,

Mësoni si të implementoni kampanjën tuaj,

Bëhuni pjesë e një rrjeti të fuqishëm të avokuesve të rinj në mbarë Kosovën,

Mësohuni si të menaxhoni buxhetin prej 1000 euro si mbështetje për të realizuar këtë kampanjë dhe

Nëse dëshironi të bëheni vullnetar i UNICEF-it në Kosovë, klikoni KËTU për më shumë informata: /Telegrafi/