LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kam filluar të mendoj se po më mashtron Putini

Trump: Kam filluar të mendoj se po më mashtron Putini

Në një mesazh të fundit në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump shprehu kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të sulmeve të fundit raketore ndaj objektivave civile në Ukrainë.

Trump paralajmëroi se Rusia mund të përballet me presione të tjera ekonomike nëse nuk pranon të hyjë në bisedime për paqe.

“Jam thjesht duke u përpjekur të pastroj rrëmujën që më lanë Obama dhe Biden, dhe çfarë rrëmuje që është. Megjithatë, nuk ka asnjë justifikim për atë që Putin ka bërë këto ditë duke lëshuar raketa mbi zona civile, qytete dhe vendbanime. Po filloj të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën, por thjesht po më mashtron, dhe se ndaj tij duhet vepruar ndryshe – përmes masave bankare apo sanksioneve sekondare? Po vriten shumë njerëz!”, u shpreh Trump.

Kjo deklaratë vjen pasi forcat ruse kryen sulme intensive me raketa dhe dronë në Ukrainë, ku humbën jetën 12 civilë dhe mbi 80 të tjerë u plagosën.

Më herët, 78-vjeçari kishte pohuar se lufta do të ishte shmangur nëse ai do të ishte president në atë kohë, por tani tregon gatishmëri për të ndërmarrë masa ekonomike për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën
Lexo po ashtu Trump: Krimea mbetet me Rusinë, Kievi përgjegjës për fillimin e luftës me Moskën

Edhe pse më parë lideri amerikan është kritikuar për afërsinë e supozuar me Putinin, retorika e tij më e fundit sugjeron një ndryshim në qasje.

Trump ka deklaruar gjithashtu më parë se nuk dëshiron “ta dëmtojë Rusinë” dhe se “e do popullin rus”, duke theksuar se qëllimi i kërcënimeve të tij është ta nxisë Putinin që të ndalojë luftën.

Ndryshe, Trump u takua gjatë ditës së sotme në Vatikan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ku ky i fundit deklaroi se takimi shkoi shumë mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Grupi militant kurd shpërbëhet dhe çarmatoset pas 40 vitesh konflikt me Turqinë

Botë
Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë

Botë
SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

Botë
Asnjë armëpushim me Hamasin në këmbim të lirimit të pengut izraelito-amerikan, thotë Netanyahu

Asnjë armëpushim me Hamasin në këmbim të lirimit të pengut izraelito-amerikan, thotë Netanyahu

Botë
Trump gati të pranojë 'pallatin në qiell' në vlerë prej 400 milionë dollarësh si dhuratë nga Katari

Trump gati të pranojë 'pallatin në qiell' në vlerë prej 400 milionë dollarësh si dhuratë nga Katari

Botë
Një ‘karusel’ del nga kontrolli në një festival në Edinburg – fëmijët shpëtojnë për mrekulli, prindi rrëfen ngjarjen dhe publikon pamjet tronditëse

Një ‘karusel’ del nga kontrolli në një festival në Edinburg – fëmijët shpëtojnë për mrekulli, prindi rrëfen ngjarjen dhe publikon pamjet tronditëse

Evropa
Kalo në kategori