LAJMI I FUNDIT:

A po luan Griezmann më mirë te Barcelona se sa te Atletico Madridi? Statistikat e tij tregojnë atë që nuk e mendojnë tifozët

A po luan Griezmann më mirë te Barcelona se sa te Atletico Madridi? Statistikat  e tij tregojnë atë që nuk e mendojnë tifozët

Nuk ka asnjë dyshim që kalimi i Antoine Griezmann te Barcelona ishte një nga nënshkrimet më të mëdha të vitit 2019, por a i ka arritur francezi pritshmëritë deri më tani në Camp Nou?

MARCA ka analizuar paraqitjet e tij që nga transferimi në Kataluni, duke përdorur të dhënat e siguruara nga Driblab.


Grafiku më poshtë krahason paraqitjen e tij me Atletico Madridin në sezonin 2018/19 dhe atë prej se ka ardhur te Barcelona.

Rritje në pothuajse çdo drejtim

Një statistikë që bie në sy menjëherë është se ai ka krijuar më pak shanse për shokët e tij të këtij sezoni me 0,92 për ndeshje, megjithëse është bërë më i saktë para portës.

Ai tani po arrin të gjejë objektivin në pothuajse 46 për qind të gjuajtjeve të tij, dhe 17.8 për qind e tyre futen në portë. Një mesatare shumë e mirë

Nga kanë ardhur gjuajtjet e Griezmann

Duke parë grafikun mund të shihni që Griezmann duket se po zgjedh gjuajtjet e tij në mënyrë më inteligjente këtë sezon, duke e ditur se cilat kanë shanse më të mëdha dhe kanë probabilitet më të lartë për të rezultuar me gol.

Me një 9.4 xG (golat që priten) ai ka shënuar 13 gola (duke qenë shumë më lart se mesatarja), ndërsa në sezonin e shkuar ai kishte 18 gola me xG prej 16.2 (pothuajse brenda parashikimeve). /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori