LAJMI I FUNDIT:

“Po lë garën për shkak të vajzës”- Dalja e dyshimtë e Robert Berishës, Xhensila publikon datën e koncertit

“Po lë garën për shkak të vajzës”- Dalja e dyshimtë e Robert Berishës, Xhensila publikon datën e koncertit

Këngëtari Robert Berisha vendosi mbrëmë (e hënë) të ndërpriste garën në “Ferma VIP”, duke lënë shtëpinë.

Roberti u shpreh se arsyeja e largimit ishte vajza e tij, Renne, pasi e kishte marrë malli për të bijën dhe qëndrimi në garë ishte i vështirë për të.


E mban larg syrit të publikut, Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe
Lexo po ashtu E mban larg syrit të publikut, Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

Për shikuesit dhe fansat e këngëtarit ky vendim që Roberti mori ishte paksa i dyshimtë, pasi këngëtarja Xhensila Myrtezaj bëri një postim në rrjete sociale.

Në Instagram, ajo ka publikuar një baner, ku tregonte datën e koncertit të saj të radhës. Ajo që ra në sy ishte fakti që me 13 prill, ajo do të ishte në koncert së bashku me Robert Berishën.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Roberti: Nuk ka ndodhur asnjëherë që unë t’i anuloj angazhimet e mia. Arsyeja e vetme që po e lë shtëpinë është Renne. Unë i kam pasur shumë ditët e vështira këtu në fermë. E kam të pamundur, kam menduar që jam më i fortë. Kam pesë vite që nuk jetoj me të, nuk e shoh kur bie të fle dhe nuk e shoh kur zgjohet, e shoh gjatë ditës, një orë ose dy orë, është e vështirë për mua. Për një koncert nuk po dal, por vetëm për vajzën.

“Këta kur të vinë në Kosovë e kanë një derë të hapur e kanë një vëlla. Kështu që nuk dua t’i mërzis këta më shumë as veten, ditët e fundit kam qenë shumë i mërzitur, prandaj nuk ia dal dot”, tha Roberti.

Më tutje ai tha: “Kur unë e jap fjalën diku unë e mbaj. Nuk kisha pasur qejf të ndodhte nëse bëhet fjalë për ndonjë event familjar, por ai koncert mbahet edhe pa mua”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Kalo në kategori