LAJMI I FUNDIT:

Po konsiderohet si Varane i ri, Roma, Juventus dhe Napoli pas talentit Todibo

Po konsiderohet si Varane i ri, Roma, Juventus dhe Napoli pas talentit Todibo

Kampionati francez Ligue 1 është ndër kampionatet që prodhon më së shumti talente.

Një mbrojtës me të ardhme të ndritur ka filluar shkëlqimin në Ligue 1 tek skuadra e Toulouse.


Fjala është për qendërmbrojtësin Jean-Clair Todibo, i cili ka qenë fantastik në këtë fillim stinor dhe në Francë po e konsiderojnë si Raphael Varane i ri.

18-vjeçari është titullar i padiskutueshëm tek Toulouse dhe falë paraqitjeve të mira ka rënë në sytë e menaxherëve të skuadrave të mëdha.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Roma, Juventus dhe Napoli janë në ndjekje të Todibos.

Jean-Clair Todibo

Tri skuadrat e mëdha italiane kanë pasur skautët e tyre në Francë për ta parë nga afër lojtarin që i ka bindur me paraqitjet e bëra.

Lojtari është duke diskutuar për një marrëveshje të re me klubin e tij deri në vitin 2022 ku do të ketë edhe një klauzolë largimi.

Toulouse synon të përfitojë nga shitja e yllit të saj të ri 25 milionë euro.

Përveç Romës, Napolit dhe Juventusit, në garë për lojtarin janë edhe Borussia Dortmund, RB Leipzig dhe Olympique Marseille.

Todibo këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje në Ligue 1 duke shënuar edhe një gol dhe duke dhuruar një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori