LAJMI I FUNDIT:

A po e shkatërron Bitcoin planetin?

A po e shkatërron Bitcoin planetin?

Nëse ju jeni si unë, ju ndoshta keni qenë duke e shpërfillur për vite më radhë fenomenin e Bitcoin, sepse dukej shumë komplekse, shumë e ngarkuar ose ndoshta dhe shumë liberale. Por nëse keni ndonjë interes për një të ardhme ku bota shkon përtej lëndëve djegëse, ju së bashku me mua duhet t’i kushtoni që tani vëmendje.

Javët e kaluara, vlera e një Bitcoin për herë të parë kaloi vlerën prej 10 mijë dollarëve duke e arritur pikën në gati 20 mijë dollarë. Në fillim të vitit 2017, vlera e tij ishte më pak se 1,000 dollarë.


Nëse do të kishit blerë 100 dollarë në Bitcoin në vitin 2011, sot investimi juaj do të ishte me vlerë rreth 4 milionë dollarë. Në të gjithë internetin ekzistojnë tregime të njerëzve ku miqve të tyre iu kishin paguar drekën me Bitcoin, por nëse do ta kishin mbajtur këtë monedhë, ata tani do të kishin para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi.

Natyrisht, kjo rritje e shpejtë është e mahnitshme, por nuk kishte për qëllim të ishte një instrument investimi. Krijuesit e saj e kishin parashikuar atë si një zëvendësim për vetë paranë – një metodë e decentralizuar, e sigurt, anonime për transferimin e vlerave në mes të njerëzve.

Por ajo që ata nuk mund të kenë llogaritur është se sa energji merr rrjeti kompjuterik që qëndron prapa Bitcoin.

Thjesht, Bitcoin po ngadalëson përpjekjet për të shmangur lëndët djegëse.

Për më tepër, ky është vetëm fillimi. Duke pasur parasysh gjurmën e saj të klimës me rritje të shpejt, Bitcoin është një zhvillim i keq dhe po përkeqësohet.

Kriptovalutat si Bitcoin sigurojnë një shërbim të vecantë: Transaksionet financiare që nuk u kërkojnë qeverive të emetojnë monedha ose bankave për të procesuar pagesa. Derek Thompson, Bitcoinin e quan një “teknologji e zgjuar dhe potencialisht transformuese” që një ekonomi e tërë mund të ndërtohet – ekuivalenti i monedhës dixhitale. Disa madje po spekulojnë se Bitcoin një ditë mund ta nxjerr dollarin amerikan nga qarkullimi.

Gjithashtu, rritja e Bitcoin po ndodh në një moment të veçantë: Njerëzimi është dekada mbrapa për të luftuar ndryshimet klimatike dhe çdo veprim në këtë epokë duhet të vlerësohet në ndikimin e saj klimatik. Gjithnjë e më shumë, Bitcoin po dështon.

Rritja e jashtëzakonshme e kriptovalutave ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për fuqinë informatike. Me rritjen e Bitcoin, problemet matematikore duhet të zgjidhen për të bërë më shumë Bitcoin [ky proces quhet mining] – si një mundësi për ta kontrolluar dhe krijuar monedhën.

Sot, çdo transaksion Bitcoin kërkon të njëjtën sasi të energjisë që përdoret për të furnizuar nëntë shtëpi në SHBA për një ditë. Minatorët e Bitcoin vazhdimisht po instalojnë kompjuterë gjithnjë e më të shpejtë. Tashmë, fuqia kompjuterike e grumbullimit të rrjetit Bitcoin është pothuajse 100 mijë herë më e madhe se 500 superkompjuterët më të shpejtë në botë të kombinuar së bashku.

Përdorimi i përgjithshëm i energjisë i këtij rrjeti është i madh – rreth 31 Terawatt/orë në vit. Më shumë se 150 vende të botës konsumojnë individualisht më pak energji. Dhe se rrjeti është duke rritur gjithnjë e më shumë konsumimi i energjisë aktualisht është 450 Gigawat/orë, afërsisht e njëjta sasi e energjisë elektrike që përdoret në shtetin e Haitit brenda në një viti.

Kjo sasi e përdorimit të energjisë elektrike po shkakton probleme në të gjithë botën. Në Venezuelë, ku hiperinflacioni i shfrenuar dhe energjia e subvencionuar ka çuar në një rritje të minierave të Bitcoin, lidhjet ilegale tani herë pas here po shkaktojnë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin.

Sa kushton të prodhohet një Bitcoin? (Video)
Lexo po ashtu Sa kushton të prodhohet një Bitcoin? (Video)

Miniera më e madhe e Bitcoin është në Kinë, ku përdorin energji nga digat e mëdha hidroelektrike, disa nga burimet më të lira të energjisë pa karbon.

Në vetëm disa muaj, në ritmin e tanishëm të rritjes së Bitcoin, energjia elektrike e kërkuar nga rrjeti i kriptovalutave do të fillojë të tejkalojë atë që është në dispozicion, duke kërkuar që të krijohen impiante të reja për prodhimin e energjisë. Shqetësimi lidhet me ndryshimet klimatike për të zëvendësuar prodhimin e energjisë me burime të ripërtëritshme, stresi i ri do të thotë më shumë pajisje që përdorin teknologji jo të pastër.

Deri në korrik të 2019-së, rrjeti i Bitcoin do të kërkojë më shumë energji sesa përdor aktualisht SHBA-ja. Deri në shkurt të vitit 2020, do të përdorë aq shumë energji elektrike sa përdor bota sot.

Tashmë po bëhen disa përpjekje për të reformuar rrjetin e Bitcoin se si përpunon transaksione, me shpresën se një ditë do të kërkojë më pak energji elektrike për të prodhuar monedha të reja. Por, ashtu si me përparimet e tjera teknologjike si sistemi vaditës në bujqësi dhe ndriçimi LED, sisteme më efikase për minierat e Bitcoin mund të kenë efektin e tërheqjes e shumë personave për të investuar në këto teknologji.

Është e sigurt se barra energjetike në rritje e transaksioneve Bitcoin do të devijojë progresin nga elektrifikimi i botës dhe do të reduktojë emetimin global të karbonit. Në fakt, unë mendoj se ndoshta tashmë ka. Pyetja e vetme në këtë pikë është “Nga sa?”. /Business Insider /Telegrafi/