LAJMI I FUNDIT:

Po barte material ndërtimor, vinçin “nuk e mbajnë këmbët”, “ngulitet” në një çati të një shtëpie 900 mijë dollarëshe (Foto)

Po barte material ndërtimor, vinçin “nuk e mbajnë këmbët”, “ngulitet” në një çati të një shtëpie 900 mijë dollarëshe (Foto)

Një hetim është duke u zhvilluar pasi një vinç i lëvizshëm gjigant u rrëzua duke u “ngulitur” në një çati të një shtëpie e cila vlerësohet rreth 900,000 dollarëshe, duke e dëmtuar atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, thuhet se tregojnë pamjet shokuese të cilat tregojnë se si vinçi u përplas pasi ishte duke vendosur material ndërtimor në një pronë në Billericay, Essex – Angli.


Menaxheri i kompanisë ka bërë të ditur se për fat të mirë askush nuk është lënduar dhe se është duke u hetuar rreth rastit.

“Ky ishte një vinç vetëm punë me qira që vjen së bashku me një shofer, por puna specifike ishte planifikuar dhe ekzekutuar nga një kompani e palës së tretë”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/