LAJMI I FUNDIT:

Plazhet e Strugës pa shpëtimtarë, Kryqi i Kuq: Rojet në plazhe më se të nevojshëm

Plazhet e Strugës pa shpëtimtarë, Kryqi i Kuq: Rojet në plazhe më se të nevojshëm

Plazhet e Strugës janë pa shpëtimtarë. Këtë verë nuk është punësuar asnjë. Nuk ka as shenja për pjesët më të rrezikshme të liqenit. Plazhet janë të mbushura me vizitorë, por koncesionerët nuk kujdesen për standardet e sigurisë, megjithëse është detyrim i tyre ligjor. Nga Kryqi i Kuq i Strugës thonë se rojet e plazheve janë më se të nevojshme.

“Është e rëndësishme sepse ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt në një moment të caktuar rreziku. Jo të gjithë dinë të notojnë, ndonjëherë ndodh një valë e nxehtë. Nevoja mund të jetë e çdo lloji në këto ditë vere”, deklaroi Adhurime Dauti, nënkryetare e Kryqit të Kuq.


Shpëtimtarët në plazhe janë të trajnuar për të tërhequr nga uji njerëzit që po mbyten, për të ofruar ndihmën e parë për prerje dhe lëndime në ujë dhe në tokë. Kryqi i Kuq vazhdimisht trajnon shpëtimtarë dhe i nxjerrë në teren, edhe pse nuk e kanë për detyrim.

“Licencat janë sepse trajnimi është bërë për 10 vjet, numri i shpëtimtarëve aktiv është shumë më i madh, por këtë vit kemi tetë veta dhe kemi të tjerë që na ndihmojnë në fundjavë, na ndihmojnë kur kemi nevojë që dikush të zëvendësojë dikë”,  tha Adhurime Dauti, nënkryetare e Kryqit të Kuq.

Në të kaluarën, dhjetëra roje shpëtimi kanë siguruar plazhet në bregun e liqenit të Ohrit dhe Strugës. Ndërsa tani në Strugë nuk është asnjë, ndërsa në bregun e liqenit të Ohrit janë vetëm 8./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori