Rregullat, të cilat për të parën herë janë implementuar në vitin 2011, ua ndalojnë klubeve të harxhojnë përtej fitimeve të tyre, të cilat rregulla nuk po i kënaqin të gjitha klubet.

“Mendoj se rregullat të cilat janë krijuar janë në rregull, por Fair Play Financiar është votuar nga klubet”, ka thënë Platini, transmeton Telegrafi.


“Shtypi francez e ka vënë në pikëpyetje atë që kur Roman Abramovich te Chelsea mund të blejë lojtarë, derisa në Francë ata nuk mund të blejnë”.

“Sot në Francë ata duan sistem tjetër, por nëse Katari [pronarët e PSG] do ta kishin blerë Milanin, ata do të kërkonin rregulla më të ashpra. Siç është për momentin, italianët po ashtu thonë se duan një FPF më të lehtë”.

“E kuptoj se ne jemi një botë e sustave false, por e themi këtë hapur. Mendoj se ne do t’i zbutim gjërat”, ka shtuar ai. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app