LAJMI I FUNDIT:

Plani ‘i përsosur’ i dietës së Mbretëreshës Letizia: Çdo mëngjes ushqehet njëjtë

Plani ‘i përsosur’ i dietës së Mbretëreshës Letizia: Çdo mëngjes ushqehet njëjtë

Mbretëresha Letizia, 48 vjeçare, është një nga femrat më elegante mbretërore, e cila është admiruar shumë për stilin e saj të patëmetë dhe figurën e hollë. Por si arrin Mbretëresha e Spanjës të jetë në formë?

Thuhet se Mbretëresha Letizia është një ndjekëse e dietës së famshme Perricone. Dieta Perricone përfshin ngrënien e ushqimeve që zvogëlojnë inflamacionin dhe janë të mbushura me veti kundër plakjes.


Plani i ushqimit u krijua nga doktori Nicholas Perricone dhe tani konsiderohet si një nga dietat më të shëndetshme në botë.

Dy dietat që jua formësojnë trupin brenda një muaji!
Lexo po ashtu Dy dietat që jua formësojnë trupin brenda një muaji!

Por çfarë ha veçanërisht Mbretëresha Letizia?

Ekzistojnë dy ushqime kryesore në Dietën Perricone: peshk i freskët dhe perime të pasura me hekur. Mbretëresha Letizia thotë “Ha peshk të freskët për mëngjes, siç është salmoni”. Salmoni është gjithashtu i pasur me yndyra omega tre dhe antioksidantë, të cilat japin një shkëlqim lëkurës.

Nëna e dy fëmijëve thuhet se ha të njëjtën gjë çdo mëngjes, një omëletë me tre vezë.

Sipas Dietës Perricone, dreka duhet të përfshijë pjata ushqyese, por të shëndetshme, siç janë perimet ose peshku. Në planin e dietës, rekomandohen ushqime të shëndetshme dhe ushqyese të cilat mund të përfshijnë arra, kos, fruta ose ullinj.

Për të qenë të hidratuar, ndjekësit e dietës Perricone kanë për qëllim të pinë tre litra ujë në ditë.

Çfarë duhet të shmangni kur ndiqni planin e ushqimit?

Yndyrat e ngopura, sheqernat e rafinuar, makaronat, buka ose djathi nuk rekomandohen kur ndiqni një dietë të shëndetshme.

Në librin e Dr Perricone shpjegoi se dieta jo vetëm që do t’ju ndihmojë të humbni peshë, por edhe të zvogëloni inflamacionin dhe t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe sipas mjekut, rezultatet mund të shihen pas 28 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori