LAJMI I FUNDIT:

Plani i Mou te United, 7 lojtarë për 150 milionë funte

Plani i Mou te United, 7 lojtarë për 150 milionë funte

‘Special One’ i ka planifikuar ndryshimet e verës, sapo të marrë kontrollin në “Old Trafford”.

Klubi i njohur anglez është i vendosur për të bërë një rregullim të madh gjatë verës, duke sjellë shtatë lojtarë të rinj. Trajneri në ardhje, Jose Mourinho, ka shpenzuar tre muaj udhëtime në kampionatet e Evropës, në misione “bojskautizmi” personal, në kërkim të objektivave.


Ai ia ka bërë të qartë bordit drejtues të Manchester United që, nëse janë seriozë në lidhje me sezonin e ardhshëm të Ligës Premier, duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të mëdha në organikën e skuadrës.

Mbrojtësi i Evertonit, John Stones, është një prioritet për Mourinhon, që shikon situatë alarmante në mbrojtjen e “Djajve të Kuq”. Mourinho bëri tri oferta deri në 50 milionë funte për Stones verën e kaluar, kur ishte në stolin e Chelsea, por Evertoni nuk ishte i gatshëm për të bërë biznes me 21-vjeçarin në këtë kohë, pas një sezoni të vështirë në “Goodison Park”.

john stones

Ndryshimet mbrojtëse nuk mund të ndalen këtu, me Ezequiel Garay e Zenit St Petersburg në shënjestër.

milan-i-futet-gar-euml-s-p-euml-r-garay_hd.jpg

Mourinho beson se Manchester United ka nevojë për një përforcim në qendër të mbrojtjes dhe argjentinasi është i duhuri. Mourinho kërkon të ketë mundësi zgjedhjeje në sulm. Ai nuk mund të besojë vetëm tek Anthony Martial dhe Marcus Rashford, dy lojtarë që dëshiron të punojë me to.

Zlatan+Ibrahimovic

Për këtë, ka gjasa të sjellë Zlatan Ibrahimovic në “Old Trafford”, për të pasur një pikë referuese përpara. Ylli i Interit, Mauro Icardi, është shikuar disa herë, por edhe sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, pëlqehet.

morata

Një marrëveshje me këtë të fundit mund të rezultojë e komplikuar, pasi në lojë është Real Madridi. Të dy sulmuesit vijnë me një çmim prej rreth 40 milionë funte dhe Mourinho do të jetë i lumtur nëse ia del të ketë njërin prej tyre në skuadrën e tij. Por, sugjerimet në Itali tregojnë edhe për një tjetër objektiv, në rolin e sulmuesit, i cili është ylli i Napolit, Gonzalo Higuain, i cili shënoi 36 gola në 35 ndeshje të luajtura në Seria A, sezonin e kaluar.

Gonzalo+Higuain+SSC+Napoli+v+AC+Chievo+Verona+_RD-WCHkSj0x

PSG është, gjithashtu, në gjueti për yllin 28-vjeçar nga Argjentina, por Mourinho duket se ia ka bërë të qartë atij se dëshiron ta ketë në “Old Trafford”. Mesfusha është zona e fundit e shqetësimit për portugezin, me Michael Carrick, që ka gjasa t’i ofrohet një marrëveshje e re.

Pikëpyetje ka përreth përshtatshmërisë së Bastian Schweinsteiger, mbi ritmin dhe fuqinë e tij për futbollin anglez. Wayne Rooney mund të luajë në mesfushë me trajnerin e ri, por Mourinho kërkon dy fytyra të reja në skuadrën e tij, duke e konkurruar atë për titullar.

gomess

Renato Sanches ka qenë në listën e tij, por Manchester United e humbi betejën me Bayern Munich. Po ashtu, ka edhe dy lojtarë portugezë, që kanë rënë në syrion e “Special One”. Andrea Gomes, 22 vjeç, do të kushtonte rreth 15 milionë £, luan te Valencia. Tjetri është pjesë e Sporting Lisbonës, Joao Mario, 23 vjeç. Mourinho beson se ai mund të ofrojë sportivitet dhe disiplinë në qendër të fushës.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori