LAJMI I FUNDIT:

“Plani B” i SHBA-së, mposhtja e Rusisë në Siri

“Plani B” i SHBA-së, mposhtja e Rusisë në Siri

Televizioni publik rus Russian Today, pretendon se ka zbuluar një “Plan B” të fshehtë të SHBA-ve që synon armatimin e rebelëve sirianë me armë të moderuara ajrore për të luftuar regjimin e mbështetur nga Rusia në Siri.

Sipas RT, disa zyrtarë që kanë kërkuar të mbeten anonim, kanë thënë se plani do të konsiderohet nga presidenti amerikan në rast të “shkeljes së armëpushimit”.


“Wall Street Journal” ka raportuar në shkurt se ushtria amerikane, shërbimet e inteligjencës dhe këshilltarët e lartë të presidentit Barack Obama, janë duke këmbëngulur se nevojitet një plan rezervë për të mposhtur Rusinë në Siri.

RT thotë se CIA ka premtuar që të shtojë mbështetjen me armatim, për grupet e opozitës siriane, që të luftojnë trupat e presidentit Bashar al-Assad. Sipas mediumit, Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të përcaktojë se çfarë sisteme armësh do të futen në fushën e betejës, nëse armëpushimi dështon.