LAJMI I FUNDIT:

Plagosje në bjeshkën e Isniqit

Plagosje në bjeshkën e Isniqit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Deçan, ka marrë informacion se dje rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve më serioze, personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas njoftimit për media, menjëherë policia i është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar se personi i lënduar në këtë rast është, D.T. i lindur më 1986.


“Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e Prokurorisë themelore në Pejë, është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar, N. T. i lindur më 1978 kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori