LAJMI I FUNDIT:

Plagosja e dy personave në Gjakovë, Policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Gjakovë, Policia arreston të dyshuarin
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet se ka plagosur mbrëmë dy persona.

Policia njofton se arrestimi i tij ka ndodhur ditën e sotme, transmeton Telegrafi.

“Datë 10.08.2021, Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar se në Rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë ka të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Dy viktimave iu është dhënë ndihma e parë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë, njëri nga viktimat është liruar për në shtëpi ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë sipas mjekut kujdestar.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes dhe pas një pune intenzive hetimore nga Policia, sot me datën 11.08.2021, është marr informata për lokacionin e ndodhjes së të dyshuarit dhe pas veprimeve të shpejta operacionale i dyshuari është arrestuar, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është përdorur në rast”, njofton Policia.

Tentim vrasja në Gjakovë ku u plagosën dy persona, policia jep detaje
Lexo po ashtu Tentim vrasja në Gjakovë ku u plagosën dy persona, policia jep detaje

Policia bën të ditur se pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/