LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja në Gjakovë ku u plagosën dy persona, policia jep detaje

Tentim vrasja në Gjakovë ku u plagosën dy persona, policia jep detaje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri që ndodhi të martën mbrëma në Gjakovë, ku si pasojë të plagosur mbetën dy persona.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku Policia e Kosovës ka dhënë detaje.

Sipas PK-së, rasti është raportuar se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy personave.

Përveç njërit të plagosur që ka qenë i përfshirë në konflikt, i plagosuri tjetër ishte kalimtar i rastit.

“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas  një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, policia njoftoi se, “Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar”.

“I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/