Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:50, në Gjakovë.


Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës.

Siç thuhet në raport në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë.

“Gjakovë 10.08.2026-15:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në spitalin e Gjakovës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja dhe një thikë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/