LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Një 22-vjeçar është plagosur sonte rreth orës 21:30 në Vushtrri, pasi në drejtim të tij ka shtënë me armë zjarri një person tjetër, i cili është arrestuar nga policia.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.


“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Ai tha se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar nga i cili është sekustruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës.

“Rasti po vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse”, tha Zahiti. /Telegrafi/