LAJMI I FUNDIT:

Pjesëmarrja në zgjedhje në Maqedoni, Kurti: Vetëvendosja nuk është e regjistruar si parti politike në RMV

Pjesëmarrja në zgjedhje në Maqedoni, Kurti: Vetëvendosja nuk është e regjistruar si parti politike në RMV

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila është akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se partia e tij nuk është e regjistruar si subjekt politik në RMV.

Ai gjithashtu tha se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.


“Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është që marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti.

I pyetur nëse partitë politike shqiptare duhet të kenë kandidat të tyre për president në RMV, Kurti tha se për këtë duhet të vendosin qytetarët por edhe vetë partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

“Dëshirë që të ketë pjesëmarrje sa ma të lart në zgjedhje, sepse kjo i kontribuon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët me një përqindje prej 29%, nëse nuk gaboj dhe natyrisht që duhet të vendosin ata vet se a do të ketë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, theksoi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori