LAJMI I FUNDIT:

Pjaca do të kthehet te Juventusi

Pjaca do të kthehet te Juventusi
Marko Pjaca (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Marko Pjaca pritet të kthehet te Juventusi, pasi ka regjistruar vetëm katër paraqitje për Anderlechtin prej se u largua në janar.

25-vjeçari u huazua në Belgjikë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi Zonja e Vjetër nuk vendosi t’ia shesë Cagliarit, por zgjodhi që ta huazonte.


Bianconerët befasuan duke ia rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2023 që nënkuptonte se ata besojnë në cilësitë e kroatit.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Anderlechti e ka opsionin që t’ia zgjatë huazimin edhe për një vit tjetër, mirëpo Calciomercato.com raporton se ndërprerja e sezonit dhe kriza në Belgjika ka bërë që ai të kthehet në Itali pas gjashtë muajsh.

Kthimi i Pjacas te Juve do t’i shtonte kokëçarjet për drejtorin sportiv, Fabio Paratici, pasi kampioni italian nuk dëshiron t’ia japë pagën prej tre milionë eurosh pas krizës së pandemisë. /Telegrafi/