Pirlo: Ndaj Lazios ishte si finale për ne, lojtarët sakrifikuan shumë

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur pas fitores ndaj Lazios me rezultat 3-1 në kuadër të Serie A.
Ai ka thënë se skuadra e ka filluar keq lojën, por ka treguar karakter pasi ishe ndeshje shumë e rëndësishme.
“Ne filluam keq, për shkak të gabimit tonë me një pasim të kthyer që e shfrytëzoi Lazio”.
“Skuadra kishte një reagim të shkëlqyeshëm dhe megjithë mungesat e shumta kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme. Ne nuk dolëm nga loja dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Ne nuk menduam për ndeshjen e së martës, kemi pak lojtarë pasi edhe Juan Cuadrado kishte vetëm një seancë stërvitore”.
“Për ne ishte një finale, shtrënguam dhëmbët edhe ata që nuk luanin në rolin e tyre, me vetëmohim dhe profesionalizëm", ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































