Sezoni i Andrea Pirlos në futbollin amerikan nisi me një humbje dhe një dëmtim të lehtë, por ashtu si shpeshherë në karrierën e tij, edhe tani që po numëron muajt e fundit, italiani nuk dekurajohet asnjëherë.

Mesfushori italian rrëfeu për gazetën L'Equipe edhe momentet kulminante të tij në sportin më popullor, duke nisur nga sfidat me kombëtaren e deri te ndeshja që është pagëzuar në histori, si mrekullia e Stambollit.


“Për mua çastet më të bukura në futboll kanë qenë ato mes golit të Fabio Grosos dhe atij të Alesandro Del Pieros në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë në Botërorin e vitit 2006. Besoja se mes atyre dy golave kishte kaluar një shekull, por në të vërtetë kishin kaluar vetëm pak minuta. Ishte diçka e papërshkrueshme që do ta kujtoj përjetë", tha Pirlo.

“Shkuam në finale pasi mundëm Gjermaninë në shtëpinë e saj në Dortmund, atje ku nuk kishte humbur kurrë. Edhe në finale ishte emocionuese, sidomos kur kaluam pranë kupës e nuk e dinim nëse do ishte e jona apo jo. në fund, nuk e besonim që ishim kampione bote", shtoi ai, transmeton TCh.

Ish lojtari i Juventusit dhe Milanit, nuk mund të shmangte edhe finalen e Ligës së kKampionëe të humbur ndaj Liverpulit, një vetëvrasje futbollistike pas avantazhit 3-0.

"Qava në fushë dhe në dhomat e zhveshjes në ditën më të trishtë të karrierës time. Kishte kaq shumë zhgënjim dhe një atmosferë sureale pas një ndeshjeje të pabesueshme. të humbësh kështu është e papërsëritshme dhe nuk ia uroj askujt" tha Andrea Pirlo.

telegrafi sport app