LAJMI I FUNDIT:

Pique zbulon nëse Messi është interesuar ndonjëherë për rivalitetin me Ronaldon

Pique zbulon nëse Messi është interesuar ndonjëherë për rivalitetin me Ronaldon

Dikur në futboll debati më i nxehtë ishte ai i Messit dhe Ronaldos. Për pothuajse një dekadë, këta dy kolos të futbollit e dominuan La Ligan, dhe në mënyrë të vazhdueshme garuan me njëri-tjetrin për Topin e Artë dhe çmimin e golashënuesit më të mirë.

Ndonëse mes fansave shpeshherë ka pasur konflikte sa herë kjo temë është përmendur, në fakt Messi dhe Ronaldo kanë pasur një raport të mirë mes vete dhe këtë e kanë shprehur në disa intervista kur kanë folur për njëri-tjetrin.


Sido që të jetë, Ronaldo dukshëm ka qenë më i interesuar në këtë rivalitet gjatë viteve, duke synuar që ta lë Messin mbrapa me numra, dhe shumë njerëz mund ta kenë pyetur veten se a është interesuar edhe argjentinasi në të njëjtën kohë për këtë rivalitet.

Në një intervistë për talkSPORT, ish-kapiteni i Barcelonës, Gerard Pique, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si bashkëlojtar i Messit, e ka zbuluar këtë.

“Jo, ai nuk është një tip i tillë. Ai ishte shumë i fokusuar tek ekipi ndonëse rrëmbente ballinat e gazetave. Çmimet individuale nuk ishin asnjëherë një prioritet për të”, ka thënë Pique.

Megjithatë, ndonëse Messi duket se nuk e ka pasur prioritet fitimin e çmimeve individuale, ai përsëri ka përfunduar si lojtari me më së shumti çmime të Topit të Artë.

36-vjeçari e ka fituar këtë çmim tetë herë, duke lënë pas vetes Cristiano Ronaldon i cili ka pesë sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori