LAJMI I FUNDIT:

Pique shkon në “Kings League” me Twingo si kundërpërgjigje ndaj Shakiras që i tha se e ndërroi Ferrarin për të

Pique shkon në “Kings League” me Twingo si kundërpërgjigje ndaj Shakiras që i tha se e ndërroi Ferrarin për të

Kunjat e Gerard Piques ndaj Shakiras duket se nuk kanë të ndalur.

Kënga e saj e re me DJ Bizarrap, si pjesë e “BZRP Music Sessions”, jo vetëm që nënkupton një sulm të ashpër ndaj ish-partnerit të saj, por gjithashtu shënoi arritje të mëdha në industrinë e muzikës vetëm disa orë pas publikimit.


“BZRP Music Session #53” arriti më shumë se 50 milionë klikime në platformën YouTube, duke u bërë kështu videoklipi muzikor latin me më shumë shikime në 24 orët e para.

Ata e larguan nga froni edhe Luis Fonsin me hitin ‘Despacito’.

Dhe as Spotify nuk mbeti pas: artistja kolumbiane dhe producenti argjentinas ishin në pozitën e parë të ‘Global Top 50’. Domethënë është kënga më e dëgjuar në botë falë më shumë se 14 milionë shikimeve që ka marrë në 24 orë.

Pique, nga ana e tij, u shfaq në një transmetim në platformën Twitch për të vazhduar promovimin e “King League”, një kompeticion futbolli me 7 persona që ai krijoi me ‘transmetuesin’ Ibai Llanos.

Teksa ka folur për garën që organizon, spanjolli nuk ka humbur rastin t’i kthejë përgjigje ish-it dhe nënës së dy fëmijëve të tij.

Në një çast, ai shikoi dorën dhe vuri në dukje se mbante një orë të markës Casio, për shkak të krahasimit që artistja bëri me Rolex.

Dhe referencat e Pique për ish-in e tij nuk u ndalën me kaq.

Ai u shfaq së fundmi në “Kings League” me një makinë Twingo që mendohet se e ka bërë për shkak të deklaratës së Shakiras.

Ylli i famshëm në këngë po ashtu tha se ‘ka ndërruar një Ferrari për një Twingo’.

Veç kësaj, Shakira e thumboi edhe me fjalë e gjëra të tjera ish-bashkëshortin e saj, me të cilin u nda pas 12 vitesh në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori