LAJMI I FUNDIT:

Pioli: Duhet ta përfundojmë këtë punë, nuk vlejnë ndeshjet e shkuara

Pioli: Duhet ta përfundojmë këtë punë, nuk vlejnë ndeshjet e shkuara

Milanit i duhet vetëm një pikë që të sigurojë titullin kampion të Seria A.

Një ditë para ndeshjes vendimtare, asaj ndaj Sassuolos që do të luhet këtë të diel në orën 18:00, trajneri i “kuqezinjve”, Stefano Pioli nuk dëshiron që ekipi të humbasë përqendrimin në atë që e konsideron si ndeshja më e bukur.


“Kemi kohë që jemi më të mirët, por duhet të jemi edhe nesër po ashtu. Jemi përgatitur në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”.

“Nuk ka rëndësi çfarë kemi bërë deri dje. Kemi një mundësi të mirë dhe ne duhet ta përfundojmë këtë punë”, ka thënë Pioli.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Inter-Sampdoria, me “zikaltërit” që janë dy pikë më pak se Milani dhe po shpresojnë për një disfatë të rivalëve të tyre, por njëkohësisht për sigurimin e tre pikëve të tyre të fundit për këtë sezon. /Telegrafi/