LAJMI I FUNDIT:

Pink shtrohet në spital pasi theu kyçin e këmbës

Pink shtrohet në spital pasi theu kyçin e këmbës

Këngëtarja Pink ndau një fotografi të saj të dielën nga spitali, duke treguar se kishte thyer kyçin e këmbës.

Në ‘selfie’, artistja amerikane mbante një maskë në fytyrë dhe kishte ngritur gishtin e madh.


“Sikur të mos mjaftonte coronavirusi për këtë vit”, filloi ajo postimin.

View this post on Instagram

A post shared by P!NK (@pink)

E njëjta pastaj vazhdoi të kujtojë dëmtimet dhe sëmundjet e ndryshme të tjera që kishte këtë vit.

“Epo, mora qepjet nga thyerja e asaj gote vere. Më pas u shërova nga infeksioni. Gjuri i djathtë ishte i vetmuar? Kështu që mendova se do të thyeja kyçin e këmbës time”, shtoi Pink.

Të gjitha lajmet nga Pink
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pink

“2020 është dhurata që vazhdon akoma të japë. Unë po vrapoja poshtë shkallëve duke u përpjekur të shihja yllin e Krishtlindjes. Urime festat të gjithëve”, përfundon shkrimin ylli amerikan.

Pink (Foto: Getty Images)

Miqtë e saj, yjet e famshëm si Resse Witherspoon dhe Jennifer Garner ndanë po ashtu shqetësimet e tyre.

Në prill, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, tregoi përvojën me COVID-19 pasi ajo dhe djali i saj, tre vjeçar, Jameson, rezultuan pozitivë. /Telegrafi/