LAJMI I FUNDIT:

Pink reagon ndaj përkrahësve të Trump: Presidenti nuk përfaqëson gjysmën e vendit tonë, kjo nuk është Amerika

Pink reagon ndaj përkrahësve të Trump: Presidenti nuk përfaqëson gjysmën e vendit tonë, kjo nuk është Amerika

Që prej javës së kaluar, këngëtarja Pink, ka qenë shumë e zëshme në mbështetjen e saj për lëvizjen ‘Black Lives Matter’, duke ndarë disa postime në Instagram dhe duke përkrahur ‘hashtag’ të ndryshme në lidhje me vrasjen e George Floyd.

Të mërkurën, krijuesja e hitit “So What”, 40-vjeçare iu drejtua ndjekësve të saj me një video në rrjetin social, Twitter.

“Si mund ta quaj dikush veten patriot ose një amerikan nëse rizgjedhni një president që nuk qeveris, që nuk respekton ose përfaqëson gjysmën e vendit tonë?”, tha ajo, duke iu referuar mbështetësve të Presidentit Trump.

“Kjo nuk është Amerika. Kjo është Amerika juaj. Kjo nuk është Amerika”.

Pink vazhdoi duke thënë se disa ‘adhurojnë flamurin e konfederatës, i cili nuk është flamuri ynë dhe nuk do të jetë kurrë’.

“Ose ju jeni një hipokrit që nuk e kuptoni patriotizmin ose çfarë do të thotë të jesh amerikan”, vazhdoi Pink. “Kjo është e vërteta”.

Të dielën, këngëtarja ndau një postim të shkruar nga Billie Eilish, në të cilin 18-vjeçarja kishte reaguar për ‘All Lives Matters’.

Ndërkohë që, në komente disa nga ndjekësit e Pink shprehen mosmarrëveshjet e tyre.

Ndjenjat e Pink vijnë mes protestave në të gjithë vendin si përgjigje për vrasjen e George Floyd, i cili vdiq pasi oficeri i policisë, Derek Chauvin, ia vuri gjurin në qafë për afro tetë minuta. /Telegrafi/

Pink (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori