LAJMI I FUNDIT:

Pingpong: Rrahman Ademaj dhe Linda Zeqiri, kampionë të Kosovës për vitin 2018

Pingpong: Rrahman Ademaj dhe Linda Zeqiri, kampionë të Kosovës për vitin 2018

Në Prishtinë u mbajt Kampionati individual i Kosovës për seniorë, ku dje u zhvilluan ndeshjet në disiplinat e çifteve për femra dhe për meshkuj si dhe garat individuale për meshkuj faza e grupeve, ndërsa sot garat në çiftet e përziera si dhe individualet për meshkuj dhe femra.

Dje garat filluan me fazën e grupeve individuale të meshkujve dhe të femrave. Lojtarët meshkuj të shpërndarë në 11 grupe nga katër lojtarë u ballafaquan ndërmjet vete për të kaluar në fazën e dytë, ‘në skelet’, ku më parë ishin të vendosur 16 lojtarët më të mirë. Edhe pse në raste pat edhe mungesa, gara u përshkruan me lojëra të mirë dhe konkurrencë për avancim të mëtutjeshëm. Femrat ishin të ndara në tri grupe me nga katër lojtare, nga ku tetë më të mirat do të kalonin në fazën e dytë.

Ndeshje shumë e përafërt për kalim në gjysmë finale ishte ndeshje ndërmjet vashave nga kpp Vushtrria dhe Kpp Ahmet Hoxha, rezultati final 3:2 për lojtarët nga Vushtrria.

Në gjysmëfinale e parë Linda Zeqiri/Alma Mehmeti ishin më të mira se Edona Shabani/Loresa Imeri me 3-0, ndërsa gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Hanife Zeqirit/Belona Mehmetit kundër Era Janjeva/Nehare Janjeva ishte më e përafërt, që përfundoi me 3-2 në të mirë të çiftit Janjeva.

Në finale Linda/Alma ishin më të mira se Era/Neharja duke fituar me 3:1 e kështu edhe titullin e kampioneve në çifte të femrave.

Në kategorinë e meshkujve ishin paraqitë 15 çifte. E veçantë kësaj radhe ishin kombinimet ndërmjet klubeve të ndryshme, si Elting Dardania me Prishtinën dhe Lidhja e Prizrenit me Ahmet Hoxhen, e që kombinimi i parë doli të jetë shumë i qëlluar.

Në gjysmëfinalen e parë çifti Baton Çitaku/Milot Makolli fituan me 3-0 ndaj çiftit Berkan Bajmak/Ylli Maloku. Edhe rezultati i gjysmëfinales tjetër Dardan Imami/Fatih dhe Erxhan Karabaxhak ishte 3:0.

Në finale u takuan dy çifte që deri në finale nuk kishin humbur asnjë set. Çifti Batoni/Miloti e filluan mirë ndeshje duke udhëhequr me 2-0 ndaj çiftit Dardani/Kreshniku, të cilët kthyen rezultatin duke barazuar në 2-2 e pastaj edhe udhëhoqën 4-1 në setin e pestë, por me këtë rast çifti Batoni/Miloti morën Time out që rezultoi i dobishëm duke përmbyll setin me 11-9 e kështu edhe fituan titullin e kampionit për çiftit e meshkujve, e për Batonin ky ishte viti i pestë me radhë që fiton këtë titull.

Sot garat filluan me garat e çifteve të përziera, ku sivjet patëm tetë çifte të paraqitura. Në gjysmëfinalen e parë Baton Çitaku/Nehare Janjeva fituan me 3-0 ndaj Arlind/Iliriana Haliti, gjysmëfinalja tjetër ishte më e përafërt ku Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti befasuan me rezultat 3-2 Milot Makollin/Linda Zeqirin.

Në finale Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti ishin më të mirë se Baton Çitaku/Nehare Janjeve duke fituar me 3-1, edhe pse çifti Batoni/Neharja fituan setin e parë dhe arritën te rezultati 9-5 në setin e dytë, por çifti Fatih/Alma e kthyen rezultatin duke bërë befasinë e radhës.

Në konkurrencën individuale të femrave gjysmëfinalja e parë ishte ndeshje shumë interesante dhe e rivalizuar, ku të dy lojtaret treguan angazhim maksimal deri në poenin e fundit, në fund triumfoi Hanife Zeqiri ndaj Alma Mehmeti me 4-3 në sete. Në gjysmëfinalen tjetër Linda Zeqir fitoi me 4-0 ndaj Iliriana Halitit në një ndeshje shumë të fortë dhe poenë atraktiv.

Në finale u takuan motrat Linda dhe Hanife Zeqiri, Linda i mori tri setet e para, e pastaj Hanifja i fitoj dy sete dhe ishte afër që të barazonte rezultatin, por edhe kësaj radhe Linda tregoi se është më e mira në Kosovë duke u shpallur Kampione e turneut më të fortë për senior në vitin 2018 – njofton Kosovapress.

Sot po ashtu u zhvilluan edhe ndeshjet individuale në konkurrencën e meshkujve. Gara kaloi në atmosferë të mirë sportive me shumë ndeshje interesante dhe cilësore. Edhe dita e sotme nuk kaloi pa befasi.

Për një të tillë u përkujdes Veton Gota i KP Prizrenit i cili arriti të fitoi ndaj Milot Makollit dhe të plasohet në Çerekfinale. Mentor Shabani sot pati ndeshje mjaft të forta, fillimisht ndaj Dardan Imamit që fitoi me 4-2, ndaj Berkan Bajmakut me 4-3 për të humbur në gjysmë finale ndaj Kreshnik Mahmutit me 4-1 i cili më parë fitoi ndaj Veton Gotës me 4-0.

Fatih Karabaxhaku dhe Ylli Maloku zhvilluan ndeshje të fortë në çerekfinale, në fund triumfoi Fatihu me 4-1. Ndeshje shumë të sigurta sot zhvillo Rrahman Ademaj i cili deri në finale nuk humbi asnjë set. Fillimisht në të 16-ën e finales ndaj Erxhan Karabaxhakut, pastaj në çerekfinale ndaj Baton Çitaku, në gjysmëfinale ndaj Fatih Karabaxhakut duke u ‘hakmarrë’ për finalen e turneut Adem Jashari.

Finalja ndërmjet Rrahman Ademaj dhe Kreshnik Mahmutit ishte shumë atraktive dhe me shkëmbime të shumta të goditjeve. Kreshniku arriti të kontrollojë shumicën e goditjeve të forta dhe precize të Rrahmanit, dhe të fitoj setin e dytë, por Rrahmani fitoi ndeshjen me 4-1 dhe më këtë edhe mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, duke u bërë kështu lojtari i parë pas luftës (18 vite) që fiton këtë turne për herë të dytë radhazi.

Rezultatet

Individuale Meshkuj

1. Rrahman Ademaj

2. Kreshnik Mahmuti

3. Fatih Karabaxhaku dhe Mentor Shabani

Individuale Femrat

1. Linda Zeqiri

2. Hanife Zeqiri

3. Alma Mehmeti dhe Iliriana Haliti

Çifte Meshkuj

1. Baton Çitaku/Milot Makolli

2. Dardan Imami/Kreshnik Mahmuti

3. Fatih/Erxhan Karabaxhak dhe Berkan Bajmak/Yll Maloku

Çifte Femra

1. Alma Mehemti/Linda Zeqiri

2. Era/Nehare Janjeva

3. Hanife Zeqiri/Belona Mehmeti dhe Edona Shabani/Loresa Imeri

Çiftet e përziera

1. Fatih Karabaxhaku/Alma Mehmeti

2. Baton Çitaku/Nehare Janjeva

3. Arlind/Iliriana Haliti dhe Milot Makolli/Linda Zeqiri

Për të gjithë fituesit FPPK shpërndau mirënjohje, medalje e për vendet e para edhe kupa.

Javën e ardhshme në kalendar është paraparë të zhvillohet turneu Flakadani i Karadakut në Viti.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori