LAJMI I FUNDIT:

Pingpong, ‘Lidhja e Prizrenit’ kampion i trefishtë ekipor për vitin 2019

Pingpong, ‘Lidhja e Prizrenit’ kampion i trefishtë ekipor për vitin 2019

Ka përfunduar edicioni ekipor për vitin 2019 edhe në katër ligat tjera të FPPK-së. Të enjten Lidhja e Prizrenit u shpall kampion për pilot projektin e ligës U21, pasi Prishtina nuk u paraqit për ndeshje, kështu që ata me fitore ndaj Sharrit vërtetuan titullin e kampionit.

Të shtunën në Ferizaj u zhvilluan xhirot e fundit të ligës së parë për 2019, klubi Ahmet Hoxha që më herët kishte siguruar vendin në superligë, këtë javë e vërtetoi duke shënuar edhe dy fitore.


Ndërsa derbi ndërmjet Lirisë dhe Shkollës u mbyll 4-1 për Lirinë e kështu ata së bashku me Ahmet Hoxha MK vitin e ardhshëm do të garojnë në superligë.

Dje dhe sot u zhvilluan xhirot e fundit të superligës së femrave, ku klubi Drita pas një ndeshje të barabartë triumfoi ndaj Prishtinës me rezultat të ngushtë 3-2, e kështu mbrojti titullin nga viti i kaluar.

Sot u zhvillua xhiroja e fundit e superligës ndërmjet Elting Dardanisë dhe Lidhjes së Prizrenit, të cilën Eltingu e fitoi me rezultat 4-2, por Lidhja e Prizrenit e mbrojti titullin e kampionit, e po ashtu i fitoi tri tituj të kampionit për këtë vit.

Në ndeshjet tjera, Sharri mposhti Prishtinën, ndërsa Vushtrria humbi nga Prizreni.

Nga superliga largohen Vushtrria dhe Vitia, ndërsa vitin e ardhshëm në superligë inkuadrohen katër klube nga Prizreni, dy nga Prishtina dhe dy nga Ferizaj.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori