LAJMI I FUNDIT:

Pingpong: Kreshnik Mahmuti dhe Hanife Zeqiri kampion te turneut për Ditën e Pavarësisë

Pingpong: Kreshnik Mahmuti dhe Hanife Zeqiri kampion te turneut për Ditën e Pavarësisë

Të dielën (21 shkurt), në palestrën e shkollës fillore Tefik Çanga në Ferizaj u organizua turneu i seniorëve për Festën e Pavarësisë, e që ishte edhe gara e parë e FPPK-së për vitin 2021, e cila u organizua në sistem të mbyllur për të respektuar masat anti-COVID-19.

Në kategorinë e femrave, ishin të ftuara 16 sportistet e para të ranglistës. Në gjysmëfinalen e parë Linda Zeqiri kësaj radhe ishte më e mirë se Shega Hashani, e cila konsiderohet si shpresë e pingpongut femëror, duke fituar me rezultat 3-0.


Në gjysmëfinalen e dytë u takuan Hanife Zeqiri dhe Alma Mehmeti, dy bashkë lojtare nga klubi i Dritës, pas pesë setash triumfoi Hanifja me rezultat 3-2. Në finalen e dy motrave Zeqiri triumfoi Hanifja me rezultat 3-0.

Në kategorinë e meshkujve ishin të ftuar 32 sportistët e parë të ranglistës, ku kishte mjaft ndeshje interesante dhe të forta. Befasia e këtij turneu ishte humbje e Fatih Karabaxhakut në xhiron e dytë nga Besart Domaniku si dhe Blendi Hajdarit nga Eroll Boshnjaku.

Në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoj ndaj Eroll Boshnjakut me 3-0, e në gjysmëfinalen e dytë Milot Makolli fitoi 3-0 ndaj Veton Gotës i cili kishte fituar me 3-0 ndaj Besart Domanikut. Në finale Kreshniku nuk lejoj befasi duke fituar me 3:0 ndaj Milotit, e kështu vazhdoj serinë e fitoreve nga vitit 2020.

Për fituesit në të dy kategoritë u ndan kupa dhe medalje nga përfaqësuesit e FPPK, e gjithashtu Komiteti i gjyqtarëve dhe Arbitrave ndau certifikatat për 6 Gjyqtarët e rinj të cilët e kaluan provimin për gjyqtar kombëtar në vitin 2020.

Kategoria M

1.Kreshnik Mahmuti

2.Milot Makolli

3.Eroll Boshnjaku

3.Veton Gota

Kategoria F

1.Hanife Zeqiri

2.Linda Zeqiri

3.Shega Hashani

3.Alma Mehmeti

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori