LAJMI I FUNDIT:

Piloti britanik udhëtoi me aeroplan për 44 ditë, 18-vjeçari përshkoi 40.000 kilometra duke thyer rekordin e Guiness

Piloti britanik udhëtoi me aeroplan për 44 ditë, 18-vjeçari përshkoi 40.000 kilometra duke thyer rekordin e Guiness

Një pilot 18-vjeç ka thyer rekordin e librit Guiness, duke u bërë piloti më i ri i cili udhëtoi me fluturake rreth botës.

Travis Ludlove nga Buckingemshire, ka ateruar në Holandë të martën. Ai udhëtoi 44 ditë dhe gjatë asaj kohe ka përshkuar 40.072 kilometra, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një djalë të ri – përkatësisht 18-vjeçar dhe 150 ditë, që i bie se është për 13 ditë më i ri sesa rekordmeni i mëparshëm.

Adoleshenti ka thënë se e tëra çfarë e ka brengosur ishte zgjimi në orët e hershme të mëngjesit, shkuarja në shtrat në orët e vona dhe kushtet klimatike siç janë stuhitë.

“Është një ndjenjë e çuditshme, kam mbërritur dhe e di se tani më nuk kam për çfarë të brengosem”, ka thënë Travis.

Me pilotim filloi të merret kur ishte 12-vjeçar, e pasi mbushi 14 u bë piloti më i ri në Britani.

Me aeroplanin Cesna 172R prodhim i vitit 2001, fluturoi mbi Evropës, duke kaluar nëpër Rusi e Amerikë, për të përfunduar në Kanada e më pas në Grenlandë e Islandë.

Rekorderi i mëparshëm ishte Maison Andrews nga Louisiana që kreu fluturimin e tij gjatë vitit 2018.

“Është gjëja më e rrezikshme dhe më e vështirë që ndonjëherë keni mundur të bëni”, pati thënë Andrews. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori