Një burrë ka gjetur dy piuktura vaji shumë të vlefshme në një kontejnerë në Gjermani.

Imazhet u gjetën në një stacion pushimi në rrugën A7, pranë qytetit jugor të Nurembergut, njoftoi të premten policia gjermane.


Burri mori fotografitë dhe i çoi në polici në Këln. "Vlerësimet fillestare të ekspertëve sugjerojnë që të dy pikturat mund të jenë origjinale", thanë hetuesit.

118988356 c19947f5 275b 4200 a778 2b79b8cafd18

Një nga pikturat mund të jetë "Portreti i një djali" nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të XVII-të, i cili ishte një student i Rembrandt, raporton bbc.

E dyta ka shumë të ngjarë të jetë një "Autoportret i një artisti" i piktorit italian të shekullit XVII-të, Pietro Bellotti.

Autoritetet gjermane tani po përpiqen të zbulojnë se si dy veprat përfunduan në plehra.

Policia publikoi fotografitë e pikturave në internet, duke pyetur, "Kush i njeh këto piktura dhe e di sesi përfunduan ato në plehrat e parkingut?". /Telegrafi/