Udhëtimi i vajzës së vogël me sytë e kaftë të thellë, nga Shkupi drejt Indisë, për tu kthyer në një simbol të bamirësisë në botë, mund të lexohet në shënimet e të afërmeve dhe bashkëkohësve. Lorenc Antoni do të ruante me dashuri të madhe deri vonë, shënimet e hedhura në ditar mbi kohët e kaluara me kushërirën Ganxhe, ashtu siç i thërrisnin Goxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës).
“Në mbrëmjen e 25 shtatorit 1928 në të gjithë u tubuam në shtëpinë e Ganxhes për t’i dhënë lamtumirën. Secili i kishte blerë ndonjë dhuratë: ndonjë laps, libër, etj. Ndonjë kujtim në shenjë të mirënjohjes. Unë i dhashë një stilograf të artë, të cilën ajo e ruajti dhe e përdori për një kohë të gjatë më pas. Të nesërmen, më 26 shtator, ishte dita e largimit të saj. Shumë kishin dalë për ta përcjellë, fëmijë, të rinj, pothuajse mbarë famullia, madje edhe shokët e shkollës. Të gjithë i kishin mbërthyer sytë në të, të mbushur me pyetje të pathëna: cila do të ishte e ardhmja e kësaj vajze në Indi, një vend i huaj e aq i largët?
Unë u zgjova herët. Së pari vajta në kishë dhe pastaj në stacion. Kisha blerë tri buleta për Zagreb (për Dranen, Agen dhe Ganxhen). Në stacion të gjithë qanin edhe ajo vetë po qante ndonëse pak kohë më parë kishte thënë se nuk do ta bënte këtë. Edhe unë vetë kisha buzën në vaj sapo mendoja që do humbisja një kushërirë, një mike të mirë. Në çastin e nisjes ajo ma shtrëngoi fort dorën. Reagimi im ishte gati i ftohtë që të mos lejoja të pushtohej nga pikëllimi i nisjes. Treni u nis. Ne të gjithë valëvitnim faculetat derisa treni nuk u tret. Dielli ia kishte hedhur rrezet, duke e ndriçuar të tërën; ajo i ngjante një hëne që dalëngadalë humbet në lindjen e diellit. Ajo bëhej gjithnjë e më e vogël duke bërë me dorë dhe duke u tretur në largësi. Më në fund ajo u zhduk fare. Ne nuk e shihnim më, porsi një yll që zhduket në dritën e bardhë të diellit…”. /Shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Shfaqja që thërret njerëzoren!
“Dekalogu” i Ballit Kombëtar
Jeta në komunizmin shqiptar
Masonët në kufirin midis faktit dhe sajesës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë