LAJMI I FUNDIT:

Pickford dhe Oblak – Unitedi identifikon objektivat për zëvendësimin e De Geas

Pickford dhe Oblak – Unitedi identifikon objektivat për zëvendësimin e De Geas

Manchester Unitedi është duke përgatitur planin për të vazhduar ‘jetën’ pa portierin spanjoll David De Gea.

De Gea është në vitin e fundit të kontratës së tij me Djajtë e Kuq, por deri më tani ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.


Sot (e enjte) gjatë ditës u përfol se spanjolli ka kërkuar të bëhet lojtari më i paguar i Unitedit për të pranuar vazhdimin e kontratës.

De Gea kërkon pagë sa të Sanchezit për të vazhduar me Unitedin
Lexo po ashtu De Gea kërkon pagë sa të Sanchezit për të vazhduar me Unitedin

Unitedi ka një opsion për vazhdimin e kontratës së spanjollit deri më 2020, por edhe përkundër kësaj drejtuesit e klubit janë duke shikuar për alternativa.

Jordan Pickford (Getty Images/Guliver)

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit nga Old Trafford kanë etiketuar portierin e Evertonit, Jordan Pickford dhe atë të Atletico Madridit, Jan Oblak.

United e sheh Pickfordin si zëvendësues të De Geas
Lexo po ashtu United e sheh Pickfordin si zëvendësues të De Geas

Pickford ka qenë njëri nga lojtarët që ka shkëlqyer më shumë në Kupën e Botës dhe mosha e tij prej 24 vitesh shihet si perspektivë e mirë nga Unitedi.

Jan Oblak (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Oblak konsiderohet si njëri nga portierët më të mirë në botë, por transferimi i tij nuk do të ishte i lehtë.

Portieri slloven ka një klauzolë prej 87 milionë funtesh apo rreth 100 milionë euro në kontratën e tij dhe ende nuk është pajtuar me kushtet e reja të Atleticos. /Telegrafi/

Jan Oblak mendon largimin, janar mund të jetë vendimtar
Lexo po ashtu Jan Oblak mendon largimin, janar mund të jetë vendimtar

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League

"Çfarë mund të kishim bërë?! Ai donte të largohej" - Guardiola flet për për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier

Premier League
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në historinë e sportit

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori