LAJMI I FUNDIT:

Pica, pasta dhe lëngje: Ish- modelja e Victoria’s Secret zbulon çfarë hanë brenda një dite (Foto)

Pica, pasta dhe lëngje: Ish- modelja e Victoria’s Secret zbulon çfarë hanë brenda një dite (Foto)

Nëse ndonjëherë e keni shikuar ndonjë emision të Victoria’s Secret, mundësitë janë se keni menduar si është e mundur që ato femra të bukura t’i mirëmbajnë linjat e përsosura të trupit.

Epo, sekreti është zbuluar, sepse një ish- modele ka zbuluar se çfarë han saktësisht brenda një dite, transmeton Telegrafi.


Duke i thyer stereotipet e kamotshme, Jessica Hart e pranon se ajo nuk e kufizon veten shumë në ushqim kur është fjala për të ngrënë çfarë asaj i pëlqen, dhe gjithmonë përpiqet t’i jap trupit atë që e do, edhe nëse është fjala për pica.

Por, ajo gjithmonë përpiqet t’i balancojë ushqimet e përditshme me shujta të shëndetshme.

Vlen të ceket se ajo gjithashtu është “agjëruese e përhershme”, por kjo nuk e pengon në punët e saja të përditshme.

Summer vibes ??thanks for the kini popdog

A post shared by Jess Hart (@jesshart) on Aug 12, 2016 at 1:26pm PDT

Duke mos qenë person e cila pëlqen të hajë shumë në mëngjes, ajo e pranon se e fillon ditën me një gotë çaj apo kafe.

Në një intervistë për “Pop Sugar”, ish- modelja e Victoria’s Secret e ka pranuar se i pëlqen të porosit më shumë se një shujtë kur darkon në restaurante. Kësisoj, ajo asnjëherë nuk ndihet se është duke e ndaluar veten të hajë diçka që ia ka ëndja.

@vogueitalia @margaret__zhang @sarahtammer @lumacosmetics #aussie

A post shared by Jess Hart (@jesshart) on Feb 4, 2016 at 6:05am PST

Hart gjithashtu thotë se bën shumë ushtrime fizike, dhe është e rregullt në klasa të jogas, pilates, etj. /Telegrafi/