Pianistja e re nga Kosova arrin suksese të mëdha në Çeki (Foto/Video)

Donika Krasniqi Rosenkrancova është fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të pianos në Çeki dhe njëherësh është nderuar me shumë mirënjohje.
Gjatë këtij muaji, 13-vjeçarja që ka shtetësi të Kosovës dhe të Çekisë, ishte pjesëmarrëse në garën prestigjioze ndërkombëtare ‘Pro Bohemia’ në qytetin Ostrava, ku merrnin pjesë pjesëmarrës nga shumica e shteteve evropiane.
Ajo me diferencë të madhe fitoi vendin e parë dhe po ashtu fitoi çmimin për interpretimin më të mirë nga të gjithë garuesit të veprës së kompozitorit të njohur çek, Leopold Kozeluch.
Po ashtu, kryetarja e jurisë në fund të garës i ndau edhe një çmim të veçantë Donikës që do të thotë se ajo mori tri çmime në këtë garë.
Donika merret me piano nga mosha gjashtëvjeçare. Pianistët më të mëdhenj çekë e kanë cilësuar atë si një talente të madhe, ndërsa vlerësimet e tyre çdo ditë e më shumë po dëshmohen. /Telegrafi/































































