LAJMI I FUNDIT:

Peter Vanhoutte: Të shkohet kështu në zgjedhje është qesharake

Peter Vanhoutte: Të shkohet kështu në zgjedhje është qesharake

Vazhdon angazhimi i ndërmjetësuesit belg për ”Marrëveshjen e Përzhinos” Peter Vanhoutte. Ai tani ka komentuar zbatimin e reformave në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Peter Vanhoutte ka thënë se deri tani ajo çka bie shumë në sy është frika tek qytetarët. ”Me kë të flasësh, ku të shkosh dhe me kë të takohesh, të gjithë kanë frikë. Askund deri tani nuk kam parë sjellje të këtillë. Këtu, në këtë shtet sundon një parti e cila ka rrobëruar shtetin dhe kontrollojnë çdo skaj të shtetit.”


Për portalin Maqedonia e Lirë ai tha se shteti nuk është aspak i përgatitur, për asnjë formë zgjedhjesh. ”Në një shtet normal, një herë ndalen konflikten dhe zgjidhen problemet reale e pastaj ka marrëveshje se si organizohen zgjedhjet. Këtu është e kundërta, bisedohet për zgjedhje pa u mbyllur problemet. Nga raporti i Pribe-s asgjë nuk është arritur. 0 arritje. Të shkohet kështu në zgjedhje është qesharake.” përfundon Peter Vanhoutte./Telegrafi/