LAJMI I FUNDIT:

Pesë të rinj nga Shkolla e Prishtinës me kontrata profesionale me klubin

Pesë të rinj nga Shkolla e Prishtinës me kontrata profesionale me klubin
(Foto: prishtinafc.com)

Prishtina vazhdon vit pas viti me kontrata profesionale për të rinjtë, talentet e klubit duke iu dhënë rast të afirmohen dhe të hyjnë në konkurrencë me futbollistët titullar të ekipit të parë.

Këta pesë futbollistë, Lis Ahmeti, Laurit Behluli, Ramush Ramadani, Trimron Selimi dhe Armend Gashi, iu bashkohen edhe dy të rinjve tjerë, Qendrim Zyba dhe portierit Adi Hyla dhe që të shtatë këta futbollistë nuk e kalojnë moshën 20 vjeç.


Të gjitha lajmet nga KF Prishtina
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Prishtina

Këta janë e ardhmja e klubit, por më së shumti karriera e tyre profesionale do të varët nga puna, përkushtimi dhe vullneti që do ta shprehin përkrah, tani, shokëve më të vjetër të skuadrës.

Prishtina ua hap dyert të gjithë talenteve të cilët duhet pastaj të dinë, pa dyshim, të kenë edhe fat, që të kalojnë tutje në karrierën profesionale – thuhet në njoftimin e klubit.

Disa nga këta të rinj, me harmoni të plotë me shtabin teknik, do të ofrohen në huazim te skuadrat ku do të mund të luajnë të gjitha ndeshjet për të arritur përvojën e duhur në këmbët e tyre.