Pesë të plagosur nga sulmet ruse, mesin e tyre edhe një adoleshente

Gjithsej pesë persona u plagosën në sulmet e rënda ruse në Ukrainë, ka konfirmuar shërbimi i urgjencës i vendit.
Tre prej tyre ishin në Kiev, ku përfshihej një vajzë 14-vjeçare, raporton skynews.
Zëdhënësi Oleksandr Khorunzhy tha se dhjetë rajone të Ukrainës u prekën nga sulmet dhe 28 ndërtesa u dëmtuan.
Dhjetë prej tyre ishin objekte infrastrukturore kritike, dhe pjesa tjetër ishin shtëpi private.
"Si rezultat i granatimeve, tre burra, një grua dhe një fëmijë u plagosën", tha Khorunzhy.
Ai shtoi se të paktën 100 punonjës të urgjencës u përfshinë në aksion - dhe 87 gjeneratorë janë aktualisht në përdorim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































