LAJMI I FUNDIT:

Pesë profesionet që më së shumti shkaktojnë pagjumësi

Pesë profesionet që më së shumti shkaktojnë pagjumësi

Nuk ka gjë më të kënaqshme e relaksuese sesa një gjumë i mirë, megjithatë ka shumë gjëra të cilat mund të ndikojnë në kualitetin e gjumit tuaj.

Duke filluar nga ajo çfarë hani e deri te koha kur e pini kafenë e fundit, çdo gjë ka ndikim në kualitetin e gjumit, duke përfshirë edhe karrierën, transmeton Telegrafi.


Sipas hulumtimeve nga ‘Hillarys’, sasia mesatare e gjumit që e bëni brenda një nate varet shumë nga puna që e bëni, ku punëtorët e mjekësisë pushojnë më së paku (mesatarisht vetëm 4 orë e 15 minuta), ndërkaq ata që merren me industrinë e flokëve dhe bukurisë e bëjnë dyfishin e gjumit (një mesatare prej 9 orëve e 40 minutave për natë).

Në këtë anketim, rreth 5,000 britanikë janë anketuar se a mendojnë që flenë mjaftueshëm, ku vetëm 11% prej tyre janë përgjigjur me “PO”.

Pjesa e mbetur, pra 89%, besojnë se flenë më pak sesa ç’kanë nevojë.

Sidoqoftë, hulumtuesit pastaj i kanë pyetur të anketuarit se çfarë pune bëjnë dhe kanë gjetur një ndërlidhje mes karrierës dhe sasisë së gjumit.

Sipas tyre, punëtorët e këtyre pesë industrive priren të flenë më së paku:

1: Punëtorët e shëndetësisë4 orë e 15 minuta
2: Mbrojtësit e rendit dhe ligjit4 orë e 30 minuta
3: Mësuesit4 orë e 35 minuta
4: Gazetarët4 orë e 50 minuta
5: Industria e turizmit5 orë

Ndërkaq, këto janë pesë industritë ku duhet të punoni nëse dëshironi të flini sa më shumë:

1: Industria e flokëve dhe bukurisë9 orë e 40 minuta
2: Telemarketing8 orë e 45 minuta
3: Sigurim8 orë e 20 minuta
4: Tekstil8 orë e 15 minuta
5: Ndërtimtari8 orë e 10 minuta.

Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Ide të tilla të mira për të rregulluar kopshtin duke përdorur goma të zakonshme - nga kolltukët deri te vazot e luleve

Kopshtaria
Kalo në kategori