LAJMI I FUNDIT:

Pesë ngjyrat që arkitektët i shmangin gjithmonë në hapësirat e vogla

Pesë ngjyrat që arkitektët i shmangin gjithmonë në hapësirat e vogla

Zgjedhja e ngjyrës së duhur të bojës për muret nëse keni një shtëpi apo hapësirë të vogël, ndonjëherë është një mision rraskapitës

Ju mund të zgjidhni nuanca të lehta ose të errëta, por ka disa syresh prej tyre që duhen shmangur.


Sipas dizajnerëve të enterierit, nuancat gri nuk shkojnë në një dhomë të vogël ndenjeje, ndërsa disa ngjyra të forta, si e kuqja e ndezur apo bluja, mund të “pushtojnë” për keq një hapësirë të vogël.

Ja pesë ngjyrat që duhet t’i shmangni sipas sugjerimeve të profesionistëve:

E bardhë, me shkëlqim

Ju mendoni se është zgjedhja e pastër, por e bardha me shkëlqim duhet të shmanget në dhoma të vogla, thonë ekspertët. “Shumë njerëz zgjedhin të përdorin ngjyra të bardha në dhoma të vogla, me qëllim që hapësira të duket më e madhe,” thotë Ruth Mottershead, një arkitekte për LivingEtc. “E bardha me shkëlqim shpesh mund të jetë mjaft e zymtë, duke shkaktuar efekte të forta për sytë”. Ngjyrat e bardha ose neutrale të zbehta janë një zgjedhje më e mirë.

E zeza

Ju mund të përdorni ngjyra të errëta, por e zeza e pastër e mbyt një hapësirë të vogël. Ngjyrat e errëta mund të thithin dritën e një hapësire, duke e bërë ndarjen midis mureve të duket e paqartë duke shtuar diferencat në një dhomë. Nuancat e ngopura dhe të pasura të kafesë funksionojnë më mirë në hapësirat e vogla.

E kuqe, e ndezur

Një nuancë e kuqe e ndezur mund të jetë shumë e fortë për një hapësirë të vogël, duke krijuar një mjedis stresues. “E kuqja është shpesh një ngjyrë e fortë e gjallë, që ndonjëherë mposht hapësirat e vogla”, thotë arkitektja Helen Shaw. Për një ambient komod, zgjidhni nuancën e ngrohtë të tullës që sjell thellësi dhe elegancë.

Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat që na shkaktojnë
Lexo po ashtu Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat që na shkaktojnë

Blu me tone gri

Hapësirat më të vogla nxjerrin në pah nuancat e ftohta, kështu që nëse doni që dhoma të duket më e ndritshme, shmangni ngjyrat gri. Bluja është një ngjyrë e ftohtë, veçanërisht një blu me nuanca gri. Nëse doni një ngjyrë blu në një hapësirë të vogël, zgjidhni atë që anon nga e gjelbra, citon Anabel.

Greige (Gri+bezhë)

Greige është një tjetër ngjyrë që ka nuanca gri, ndaj ka të ngjarë që të jetë shumë e ftohtë për shumicën e hapësirave të vogla. Provoni koralet dhe rozën në nuancë pjeshkë; ato janë perfekte për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod./Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

A ka mundësi që të krijosh ndjenja për personin me të cilin bën seks të rastësishëm?

Intimitet dhe Pasion
Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Lajmet propaganduese në mungesë të gazetarisë konstruktive dhe inovative

Stil
Kalo në kategori