Pesë ekipe e mëdha kombëtare që rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës 2022 – në mesin e tyre edhe kundërshtari i Kosovës
Ka ende një rrugë të gjatë për të përshkuar deri në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në vitin 2022, me tifozët që duhet të presin edhe disa muaj për të parë turneun e vitit të ardhshëm që do të mbahet në dimër.
Por ka disa kombëtare që janë emra të mëdhenj dhe tashmë janë në rrezik që të humbasin kualifikimin për në Katar 2022.
Pasi nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës 2018, Italia u riformua dhe arriti të fitonte në Euro 2020, duke treguar që kombëtare të mëdha mund të mungojnë në evente të tilla.
Më poshtë i gjeni pesë kombëtare që rrezikojnë të marrin pjesën në Katar 2022 edhe pse ka ende kohë.
Spanja
La Roja pësoi humbjen e parë në ndeshjet kualifikuese për në Kupën e Botës që nga viti 1993, duke pësuar të enjten në Suedi dhe duke i dhënë fund një serie prej 66 ndeshjesh pa humbje, por kjo nuk është i vetmi shqetësimi i fundit për Luis Enriquen.
Spanja ka nevojë urgjentisht të gjejë një golashënues të rregullt. Alvaro Morata ka marr të kritika që para Euro 2020, ndërsa opsionet e tjera kanë pasur komplikime të ngjashme kur iu dha një vend në formacion.
Spanja tani duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e saj dhe të shpresojë që Suedia të gabojë, në mënyrë që të ketë një rast për të marrë vendin e parë në grup, por edhe fitimi i të gjitha ndeshjeve të mbetura është një detyrë e vështirë.
Kolumbia
Pothuajse në mes të ndeshjeve kualifikuese në Amerikën e Jugut, Kolumbia është në një pozitë në të cilën ata nuk do të preferonin të gjendeshin, duke mbajtur vendin e pestë me të cilin do të ishin jashtë vendeve që sigurojnë kualifikimit automatikisht.
Aktualisht duke zënë vendin që do t’i çonte në një play-off, Kolumbia është e barabartë me pikë me Uruguain dhe vetëm dy para Paraguait.
Polemikat rreth ekipit kombëtar dhe James Rodriguezit para Kupës së Amerikës së verës nuk i kanë ndihmuar skuadrës.
Holanda
Kualifikueset e evropianëve janë ende në fazat e tyre të hershme, por Holanda ka gjetur një konkurrencë të fortë në Grupin G.
Aktualisht janë në vendin e dytë me shtatë pikë – në një nivel me Malin e Zi dhe Norvegjinë – dhe një pikë më pak se liderët e grupit Turqia.
Koha e Ronald Koeman në krye është vetëm një kujtim. Ata nuk kanë arritur të njëjtat lartësi që kur ai la punën.
Kili
Një palë ekip i Amerikës së Jugut që e gjejnë veten në telashe. Kili është i shtati nga 10 skuadrat në kualifikim dhe nuk duket sikur do t’ia dalë, pavarësisht se ka kohë për të ndryshuar hapin.
Duke pasur sukses në Copa America në vitet e fundit dhe duke qenë një skuadër emocionuese në disa nga Kupat e Botës, pjesëmarrja e tyre në Katar duket shumë e rrezikuar.
Japonia
Japonia është një skuadër që merr pjesë në çdo Kupë Bote dhe ata kanë gjithmonë se cfarë t’i ofrojnë turneun.
Edhe pse është zhvilluar vetëm një ndeshje në Grupin B të raundit të tretë të kualifikimeve në Azi, ata e kanë nisur keq, pasi kundërshtarët kryesor si Australia, Arabia Saudite dhe Omani, kanë marr fitoret e para.
Ka edhe shumë kohë, por Japonia e ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme duke humbur ndaj Omanit. Dy skuadrat e para shkojnë në Kupën e Botës, me ekipin e tretë që luan në play-off. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert