LAJMI I FUNDIT:

Pesë befasitë taktike që Gareth Southgate mund të përdor në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë

Pesë befasitë taktike që Gareth Southgate mund të përdor në finalen e Euro 2020 ndaj Italisë

Gareth Southgate do të drejtojë Anglinë në finalen e tyre të parë të madhe për gati 60 vjet më vonë, megjithatë me Italinë e Roberto Mancinit që qëndron në rrugën e tyre të suksesit në Stadiumin Wembley, ka një numër befasish taktike që trajneri i Tre Luanëve mund të përdorë.

Në fillim të turneut Anglia do të kishte qenë favorite dërrmuese për një ndeshje të tillë dhe Azzurrët nuk po hynin në mendjen e askujt si sfidues të mundshëm të trofeut, veçanërisht duke pasur parasysh forcën e Francës.


Megjithatë, pas një turneu ku skuadra italiane ka qenë superiore, duke mposhtur të gjithë, krejt papritur ndeshja e së dielës duket se do të jetë një takim i ngushtë midis dy ekipeve më të mira të Euro 2020.

Southgate nuk ka qenë kurrë i turpshëm për të marrë vendime taktike të pazakonta dhe përpara ndeshjes më të madhe në historinë moderne të futbollit anglez, ai ka pesë befasi të cilat mund të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020
Lexo po ashtu Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020

Të startojë me Sanchon në të djathtë për të shënjestruar Emersonin

Mungesa e Leonardo Spinazzolas është e madhe për Azzurrët, me mbrojtësin e krahut të Romës që ndoshta ka qenë lojtari më i mirë i Italisë gjatë gjithë turneut.

Emerson i Chelseat nuk është një lojtar i keq, por ai është nën nivelin e Spinazzola dhe kjo është një fushë ku Anglia mund të mundohet të shfrytëzojë dobësinë.

Bukayo Saka është zgjedhur për punën e tij të zellshme lartë e poshtë në krahun e djathtë, dhe ndërsa ai ka treguar shkëndija të përsosmërisë sulmuese, paraqitja e Jadon Sanchos kundër Ukrainës ishte më e lakmuar në fazën sulmuese.

View this post on Instagram

A post shared by Jadon Sancho (@sanchooo10)

Nuk është një befasi e madhe nëse startohet me Sanchon, por inkuadrimi i tij mund vërtetë të shkaktoj probleme në mbrojtjen e Italisë, veçanërisht në qoftë se ai është në gjendje të mirë fizike.

Kjo do të ishte një zgjedhje që do ta zinte në befasi Italinë, veçanërisht pasi askush nuk pret që Anglia të jetë shumë e ngathët në sulm, por ndoshta mund ta vendosë Anglinë një jap p[ara, duke e mbipopulluar pjesë-fushën e Italisë.

Përdorimi i Trippier si dyfishim i krahut të djathtë

Tani, kjo është e kundërta e plotë e pikës së përmendur më lartë, por nëse Anglia shqetësohet seriozisht për punën e Lorenzo Insigne në të majtë, të mbështetur nga vrapimet përpara nga Emerson, përdorimi i Kieran Trippier dhe Kyle Walker mund të shtojë qëndrueshmëri shtesë në mbrojtje.

Kjo taktikë ka funksionuar mirë te Manchester United kur Ole Gunnar Solskjaer ka luajtur me Luke Shaë edhe Alex Telles, pasi pozicionimi shtesë mbrojtës mund të parandalojë Insignen të drejtojë ndeshjen dhe të sulmoj brenda sipas dëshirës.

Kjo do të kufizonte potencialin sulmues të Anglisë, megjithëse në një ndeshje kundër dyshes Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci, kjo mund të ndodhë gjithsesi.

Mbajta e Mount në mesfushë

Përkundër aftësisë së tyre për të ruajtur posedimin gjatë gjithë turneut, Anglia mund të jetë përballë një ekipi që ka një prirje më të mirë natyrore për mbajtjen e topit.

Jorginho ka qenë i jashtëzakonshëm në të gjithë turneun dhe futbolli më i mirë i Italisë ka përkuar me kthimin e Marco Verrattit në formacionin startues.

Për të gjithë talentin e tij krijues, Mount nuk kanë shumë ndikim në mesfushën e Anglisë nga pikëpamja mbrojtëse.

Një fillim i ngadaltë nga Kalvin Phillips kundër Danimarkës lejoi danezët të kryesonin ndeshjen, dhe vetëm kur Mount kaloi në një rol më të thellë dhe gati formoi një treshe në mesfushë që Anglia të ishte në gjendje të kompozonte vetë dhe të kthehej në lojën e tyre më të mirë pak para pushimit mes pjesëve.

Kundër Italisë, Mount mund të duhet të kryejë një rol të ngjashëm, veçanërisht me Verrattin dhe Nicolo Barellan që u jepet liria për të vazhduar më tej.

Të fillojë me Calvert-Lewin dhe Kane së bashku në sulm

Tani kjo do të ishte një befasi e madhe dhe do të mohonte plotësisht strategjinë e Anglisë gjatë gjithë turneut, por kemi parë në Ligën Premier që sulmuesi i Everton është aq i fortë në zonën e penalltisë saqë ai duhet të monitorohet nga afër.

Prania e tij gjithmonë do të pushtojë njërin nga Bonucci ose Chiellini, ose ndoshta edhe të dy, gjë që nga ana tjetër do të lejojë Kane të bjerë në një pozicion numër 10 dhe të mos e lërë Anglinë totalisht të izoluar përmes qendrës pa ndonjë mundësi përpara.

Kjo do të ndikonte në një mënyrë në strukturën që Southgate vështirë se do të ishte mirë, por kjo mund t’i japë Italisë një problem që ata nuk e kishin konsideruar, si dhe hapjen e rrugës së golave të pjesës së parë, e cila mund të provojë të jetë ndryshimi i së dielës.

Grealish titullar

Ne kemi parë fotografitë, brohoritjet e ngazëllyera sa herë që shfaqet krijuesi i Aston Villas në ekranin e madh të Ëembleyt. Ka diçka në lidhje me Jack Grealish që entuziazmon mbështetësit dhe nuk është gjithmonë e lehtë të vendosësh gishtin në atë që është.

Ai është një nga ata futbollistë të rrallë që thjesht e ka ‘atë’. Ai është tepër i këndshëm me topin në këmbë, fut panikë në mbrojtjen kundërshtare dhe krijon raste.

Etika mbrojtëse e punës së Grealish është e fortë, por Southgate ende nuk i beson atij për disa skenarë, siç pamë me vendimin e tij për ta zëvendësuar kundër Danimarkës.

Mesfusha e Italisë pëlqen që loja të ndodhë para tyre, megjithëse ata shtypin jashtëzakonisht mirë në të tretën e fundit të fushës, dhe Grealish do t’u jepte atyre diçka të padëshiruar për t’u futur prapa dhe për të vrapuar ndaj tyre.

Faullet e shumtë ndaj tij mund të rrisin gjithashtu numrin e rasteve sulmuese që ka Anglia, të cilat përsëri mund të jenë shansi i tyre më i mirë për të shënuar sonte.

/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori