LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyet se përse Potter nuk do të shkarkohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt

Pesë arsyet se përse Potter nuk do të shkarkohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt

Chelsea po lufton për formë të mirë nën drejtimin e Graham Potter dhe situata duket se nuk do të shkojë drejt përmirësimit, shikuar nga ndeshjet e këtij fillim viti.

Blutë kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier, një rekord vërtet i mjerueshëm për një klub të madh.


Chelsea është eliminuar gjithashtu nga Carabao Cup dhe FA Cup, ndërsa përballet me eliminimin nga Liga e Kampionëve pasi humbi 1-0 nga Borussia Dortmund në ndeshjen e parë të 1së tetës së finales.

Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner që ka pasur Chelsea
Lexo po ashtu Graham Potter ka rekordin më të keq se çdo trajner që ka pasur Chelsea

Po, nuk po shkon mirë për Potterin dhe tifozët e Bluve kërkojnë nga pro0narët që ai të shkarkohet sa më parë.

Por, sipas një raportimi të detajuar nga Matt Laë i The Telegraph, hierarkia e Chelseat nuk do të shpëtojë nga Potter së shpejti.

Janë renditur pesë arsye kryesore se përse pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali mbështesin ish-trajnerin e Brighton & Hove Albion:

Pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge bëhen virale - por për arsye të gabuar
Lexo po ashtu Pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge bëhen virale - por për arsye të gabuar

1) Qëndrimi i tij

Potter e ka vënë klubin në radhë të parë, jo veten. Në vend që të rrezikonte lojtarë si Reece James, Thiago Silva, Mykhaylo Mudryk dhe Kai Havertz kundër Southampton, ai dëgjoi stafin mjekësor dhe u dha atyre pushimin që kërkonin për të shmangur lëndimet e rënda. Boehly dhe Eghbali e vlerësojnë vetëmohimin e tij.

2) Menaxhimi i zemërimit të Potterit

Potter është kritikuar për mungesën e emocioneve të tij dhe refuzimin në dukje për të treguar zemërimin.

Megjithatë, duket se ai është një njeri ndryshe larg syve të mediave. Sipas raportimit të The Telegraph, Potter është shumë intensiv në Cobham dhe ka biseda të ashpra me lojtarët. Si i tillë, nuk ka asnjë shqetësim për mentalitetin e tij.

Si krahasohet vlera neto e pronarëve të mundshëm të Manchester United me pjesën tjetër të Ligës Premier
Lexo po ashtu Si krahasohet vlera neto e pronarëve të mundshëm të Manchester United me pjesën tjetër të Ligës Premier

3) Trimëria e treguar në marrjen e postit në mes të sezonit

Marrja e një posti në mes të sezonit është diçka që shumica e trajnerëve të nivelit elitar dëshirojnë të shmangin, kështu që hierarkia e Chelseat vlerëson vendimin e Potterit për të vënë në rrezik reputacionin e tij për të marrë vendin e punës.

Sidomos duke pasur parasysh se ai po punonte në një mjedis kaq të qëndrueshëm dhe pa rrezik në Brighton.

I gozhduar nga tifozët e Chelseat, por pak kush e di se çfarë i ka ndodhur Cucurellas
Lexo po ashtu I gozhduar nga tifozët e Chelseat, por pak kush e di se çfarë i ka ndodhur Cucurellas

4) Vuajtjet gjatë ndërtimit të skuadrës

Pronarët e Chelseat ishin të vetëdijshëm se rindërtimi – që ata llogaritën se mund të bëhej në një vit ose tri afate transferimi – do të ishte i dhimbshëm kur ata të blinin klubin, edhe me shpenzime kaq të mëdha.

Sipas The Telegraph, Boehly dhe Eghbali pranojnë se disa çështje burojnë nga rekrutimi nën Thomas Tuchel, i cili nuk përputhet me filozofit e Potter.

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë
Lexo po ashtu Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

5) Manchester City është shembulli kryesor

Jo, shpenzimet e Cityt nuk janë shembulli, por durimi i tyre me trajnerin aktual, Pep Guardiola.

Sezoni i parë i Guardiolës në City nuk ishte i mrekullueshëm, por që atëherë ai ka fituar një bollëk trofesh.

Cucurella nuk e pëlqen 100 milionëshin e Chelseat: Dhjetëra rastet kur spanjolli nuk pasoi te Mudryk
Lexo po ashtu Cucurella nuk e pëlqen 100 milionëshin e Chelseat: Dhjetëra rastet kur spanjolli nuk pasoi te Mudryk

Chelsea beson se Potter mund të ndjekë një rrugë të ngjashme me drejtorin sportiv Paul Winstanley, me të cilin ai punoi në Brighton, së bashku me të.

Boehly dhe Eghbali besojnë se mund të jetë i ngjashëm me ndikimin e Guardiolës me Txiki Begiristain dhe se si ata integruan nënshkrimet e reja në City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori