LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye se përse seksi me ish të dashurin është një ide e gabuar

Pesë arsye se përse seksi me ish të dashurin është një ide e gabuar

Seksi me ish të dashurin është një dëshirë e zjarrtë.

Telegrafi i sjell disa nga arsyet se përse seksi me ish të dashurin është një ide e gabuar.


Të kthen ndjenjat

Sado që përpiqesh ta bindësh vetën se është thjeshtë seks dhe asgjë më shumë, ju vetëm do të ktheni ndjenjat e vjetra dhe mund të vuani prapë, prandaj kujdes.

Ka shumë njerëz në botë për të bërë seks me ta

Mënyra më e mirë për të harruar dhimbjen që ta ka shkaktuar dikush, është duke e gjetur një person të ri. Prandaj, në vend se të bëni seks gjithmonë me të njëjtin person që të shkakton dhimbje, më mirë përkushtohuni të gjeni dikë që nuk ju dashuron vetëm për seks.

Seksi pa emocione është i vështirë

Të bësh seks me dikë që të ka thyer zemrën dhe të shpresosh që nuk do të kthehen ndjenjat, është sikur të hash 17 hamburgerë, 6 pica dhe 20 akullore në ditë, dhe të shpresosh se nuk do të shtosh peshë.

Bëhuni gati të jeni e nervozuar

Kur ata nuk qëndrojnë gjatë natës apo nuk të telefonojnë më, padyshim që nuk është ndjenjë e mirë pasi që e din se jeni vetëm ‘numër’ për ta.

Seksi me të nuk e bën që të të dashuroj prapë

As seksi oral, padyshim sa i mirë është, nuk mund të bëjë që ai të të dashuroj prapë.  /Telegrafi/