eksperti ad

Aktorja e njohur italiane la pas kombinimet e zeza dhe zgjodhi një dukje moderne, të freskët dhe krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim

Një ndryshim i madh ka ndodhur në stilin e Monika Belluccit. Aktorja e famshme u shfaq në Paris me një kombinim mode krejt ndryshe nga ai që ka zgjedhur zakonisht në paraqitjet publike.


Monika Bellucci u paraqit në festivalin veror në ambient të hapur Cinéma Paradiso Louvre 2026 në Paris, ku u prezantua filmi “Histoires de la nuit”, në të cilin ajo luan rolin kryesor.

Bëhet fjalë për një festival katërditor falas, që nga 1 deri më 4 korrik e shndërron oborrin e famshëm të Luvrit në kinema në qiell të hapur, me më shumë se 2.000 vende. Përveç premierave dhe retrospektivave filmike, ngjarja shoqërohet edhe me koncerte, performanca të DJ-ve dhe pjesëmarrje të yjeve botërorë.

Por vëmendjen më të madhe e mori pikërisht Monika Bellucci, e cila u shfaq me një kombinim xhinsi me nuanca retro, por shumë moderne.

Xhinset me bel të lartë dhe këmbë më të gjera janë ndër modelet më të njohura të sezonit. Ky prerje e zgjat figurën, duket elegante dhe nuk mbetet vetëm një zgjedhje praktike për përditshmëri, transmeton Telegrafi.

Këmisha e thjeshtë prej xhinsi u përshtat bukur me detajet e tjera lehtësisht elegante, duke e vendosur xhinsin në qendër të vëmendjes – ashtu siç po bëjnë edhe shumë stilistë këtë verë.

Syzet retro të diellit dhe çanta e vogël moderne e përmbyllën kombinimin, ndërsa duket se aktorja nuk hoqi dorë as këtë herë nga këpucët më masive. Megjithatë, ndryshimi në stil ishte i dukshëm.

Për vite me radhë, Bellucci ka zgjedhur kryesisht veshje të zeza për paraqitjet në publik. Nga ky stil ajo ka krijuar një lloj vule personale mode, të cilën disa e konsiderojnë autentike dhe elegante, ndërsa të tjerë mendojnë se nuk e thekson sa duhet bukurinë e saj.

Në këtë kombinim të ri, Monika Bellucci duket dukshëm më e freskët dhe më rinore. Ajo e mbarti me shumë siguri këtë stil, ndërsa tani priten edhe paraqitje të tjera të papritura nga aktorja. /Telegrafi/