Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edi Reja kërkon që skuadra e tij të mos dalë pa pikë nga stadiumi i Kazakistanit ditën e nesërme.
Në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit me kombëtaren kazake, Reja shtoi se synon që Shqipëria të godasë kundërshtarët nga krahët. Ai theksoi se e njeh mirë Kazakistanin, i cili luan me 5 mbrojtës dhe është ekip i vështirë për t’u thyer.
Për takimin e humbur me Lituaninë, Reja u shpreh se ajo humbje erdhi për një gabim individual dhe sfida duhej të mbyllej në barazim.
Si kanë qenë kritikat pas humbjes me Lituaninë? A është ndeshja kundër Kazakistanit një mundësi për të ndryshuar faqe?
Ishte një moment i vështirë sepse erdhëm pas fitores me Bjellorusinë. Ishim në gjende të mirë fizike dhe psikologjike. Nuk e mendoja se do të humbisnim, gabimi ndodhi. Mendoj se rezultati i drejtë me Lituaninë duhej të ishte barazimi për atë dhamë në fushë. Asgjë nuk është ndërlikuar siç e tha Berisha, jemi të gjitha ekipet me nga 3 pikë. Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv. E njoh Kazakistanin, është shumë i organizuar. Kërkoj maksimumin e lojës dhe përqendrimit. Pësuam një gol. Ishte një moment fatkeqësie për ne. Njëri nga lojtarët tanë duhej t’ia pasonte topin portierit dhe ia dha kundërshtarit. Janë gjëra që ndodhin në ndeshje dhe për këtë duhet t’i kuptojmë. Ishte gabim individual, jo kolektiv.
Sa mirë e njihni e Kazakistanin dhe cilët janë lojtarët më të rrezikshëm dhe që krijojnë probleme?
Është i organizuar. Në krah ka lojtarë të fortë dhe teknikë. Izlakan është i rrezikshëm dhe kthehet pas, përbën rrezik të vazhdueshëm. Kazakistani është konstant i qëndrueshëm. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe vënë në rrezik të vazhdueshëm me kundërsulmet.
Pikat e dobëta të Kazakistanit?
Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Janë të organizuar. Kanë 5 mbrojtës dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona.
Cili do të ishte rezultati i kënaqshëm?
Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRoma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe